by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Bursa Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) është një ëndërr e kamotshme e realizuar për Kosovën.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ALPEX është mekanizmi përmes të cilit tregu energjetik në të dy anët e kufirit bashkohet, e komplementariteti mes kapaciteteve energjetike shfrytëzohet më së miri.
“ALPEX është themeluar më 1 shkurt 2024. Ai është një treg që operon me rregullat më rigoroze e standardet më të larta të Evropës, ku gjithçka është transparente e çdo transaksion lë gjurmë të pashlyeshme. Dje dhe sot, përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur me çmime konkurruese dhe transparente”, ka thënë Kurti.
Tutje ai ka shkruar se: “ALPEX është gjithashtu një hap i rëndësishëm drejt integrimit të tregut të energjisë elektrike të Kosovës në tregun evropian që parashihet të realizohet në vitin 2030”.
Ndërsa, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur sërish për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë.
Ajo ka ndarë disa të dhëna rreth funksionalizimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike – ALPEX, duke e cilësuar si një arritje historike për Kosovën dhe rajonin.
Në një postim Rizvanolli tha se “këtu KEK siguroi energjinë elektrike për ndërmarrjet në treg të lirë, në ditën e parë të liberalizimit të tregut.”
Ndërsa, njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas një postimi të Artane Rizvanollit, duke thënë se ministrat s’kanë nevojë të mbajnë ligjërata, por të mbrojnë bizneset. /KFVA/
Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ’25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, nisi disa ditë më parë nga Shqipëria. Në kuadër të stërvitjes, në ujërat territoriale të Durrësit u zhvillua një operacion i simuluar detar, rreth 6 milje larg portit. Sipas mediave, në
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, po bën histori si ikona argjentinase Lionel Messi. Sensacioni 17-vjeçar pritet të jetë titullar për Spanjën kundër Francës në gjysmëfinalet e UEFA Nations League, me të dyja skuadrat që luftojnë për një vend në finale kundër Portugalisë në Mynih.Ishte viti i kaluar kur Yamal tërhoqi vëmendjen e botës,
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar sot njëzëri listën e kandidatëve për zgjedhjet komunale të tetorit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kandidatët janë përzgjedhur me mbështetje unanime nga anëtarët e këshillit. Sipas listës së publikuar, AAK do të garojë në disa prej komunave
Fotografia e publikuar më sipër tregon shtëpinë e gjyshit të Donald Trumpit në fshatin gjerman Kallstadt. Gjyshi i tij, Friedrich Trump (ose Frederick Trump), lindi atje në vitin 1869. Ai u trajnua si berber dhe në moshën 16 vjeçe, emigroi nga rajoni i prodhimit të verës në Shtetet e Bashkuara në kërkim të