Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) raportoi të dielën se mbi një e treta e të gjithë transportuesve raketorë rusë janë goditur në një sulm të koordinuar me dronë që synonte baza të ndryshme ajrore në Rusi të vendosura mijëra kilometra larg njëra-tjetrës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani dihet se janë goditur më shumë se 40 fluturake, përfshirë A-50, Tu-95 dhe Tu-22 M3, duke shkaktuar dëme të përgjithshme prej rreth 7 miliardë dollarësh.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “Operacioni Rrjeti i Merimangës” kishte dhënë “një rezultat absolutisht të shkëlqyer” i cili u “arrit vetëm nga Ukraina”.

Presidenti ukrainas gjithashtu ndau më shumë detaje se si u krye operacioni, duke shpjeguar se ishin përdorur 117 dronë, secili me “pilotin” e vet.

“Gjëja më interesante – dhe ne tashmë mund ta themi këtë publikisht – është se ‘zyra’ e operacionit tonë në territorin rus ndodhej pikërisht pranë FSB-së (Shërbimit Federal të Sigurisë) të Rusisë, në një nga rajonet e tyre”, tha ai në një postim në Telegram.

 

Në një goditje të madhe për shërbimet e sigurisë së Rusisë, Zelensky theksoi se Ukraina arriti jo vetëm të ekzekutonte operacionin, por edhe të tërhiqte në mënyrë të sigurt njerëzit e përfshirë.

Ata po vepronin “në rajone të ndryshme ruse – në tri zona kohore”.

“Operacioni ynë më afatgjatë. Njerëzit tanë të përfshirë në përgatitjen e operacionit u tërhoqën nga territori rus në kohë”, shpjegoi ai.

Moskës i është shkaktuar dëm prej 7 miliardë dollarësh – Zelensky jep detaje rreth sulmit ndaj bazave ajrore ruse 'që do të jetë në librat e historisë'

Lexo po ashtuMoskës i është shkaktuar dëm prej 7 miliardë dollarësh – Zelensky jep detaje rreth sulmit ndaj bazave ajrore ruse ‘që do të jetë në librat e historisë’

Zelensky tha se Kievit iu deshën “një vit, gjashtë muaj dhe nëntë ditë nga fillimi i planifikimit deri në ekzekutimin efektiv”.

 

Ai falënderoi kreun e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, gjeneralin Vasyl Malyuk, dhe i kërkoi atij të zbulonte detajet dhe rezultatet e operacionit për publikun.

“Sigurisht, jo gjithçka mund të zbulohet në këtë moment, por këto janë veprime ukrainase që padyshim do të jenë në librat e historisë”, shtoi ai.

“Ukraina po mbron veten, dhe me të drejtë – ne po bëjmë gjithçka që Rusia të ndiejë nevojën për t’i dhënë fund kësaj lufte. Rusia e filloi këtë luftë, Rusia duhet ta përfundojë atë”, shkroi Zelensky.

Çfarë dimë deri më tani rreth Operacionit “Rrjeti i Merimangës”

Edhe pse shërbimi i sigurisë së Ukrainës nuk ka zbuluar më shumë detaje në këtë fazë, mediat ukrainase po raportojnë saktësisht se si u ekzekutua operacioni, duke iu referuar burimeve të SBU-së.

Sipas këtyre raporteve, dronët (FPV) u kontrabanduan thellë brenda Rusisë dhe u fshehën brenda kamionëve në kabina të lëvizshme prej druri.

Rusia mund të sulmojë NATO-n, paralajmëron shefi i mbrojtjes gjermane

Lexo po ashtuRusia mund të sulmojë NATO-n, paralajmëron shefi i mbrojtjes gjermane

Çatitë e kabinave u hapën më pas nga distanca dhe dronët vazhduan të nisnin sulmin e tyre ndaj bombarduesve ushtarakë rusë.

 

Guvernatori i Irkutskut të Rusisë, Igor Kobzev, konfirmoi se dronët që sulmuan një bazë ushtarake në Sredniy të Siberisë u nisën nga brenda një kamioni.

Në një postim në Telegram, ai tha se vendi i nisjes ishte siguruar dhe nuk kishte kërcënim të mëtejshëm për jetën e njerëzve.

Media ruse raportuan gjithashtu se sulme të tjera u nisën në një mënyrë të ngjashme, me dronë që dilnin nga pjesa e pasme e kamionëve.

Operacionet e SBU-së

“Operacioni Rrjeti i Merimangës” nuk është operacioni i parë jokonvencional që kryhet nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës.

Në tetor 2022, SBU goditi urën e Kerçit, e cila ishte ndërtuar ilegalisht nga Rusia pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

 

Shpërthimi, të cilin autoritetet ruse thanë se u shkaktua nga një bombë kamioni, dëmtoi rëndë urën që lidh Krimenë e pushtuar nga Moska dhe Rusinë.

Synimi i bombarduesve rusë, të cilët kanë kryer sulme masive me raketa në qytetet ukrainase, më parë konsiderohej pothuajse i paimagjinueshëm.

Moska ishte siguruar që t’i mbante ata larg rrezes së veprimit të armëve të Kievit, si të prodhuara në shtëpi ashtu edhe të furnizuara nga aleatët, përcjell Telegrafi.

Siç kujtojnë mediat, baza ajrore Olenya ndodhet në rajonin Murmansk të Rusisë, rreth 2,000 km nga kufiri me Ukrainën. Baza ajrore Belaya ndodhet në rajonin Irkutsk të Rusisë, në Siberinë juglindore dhe mbi 4,000 km në lindje të vijës së frontit.

 

Dhe këto dy aeroporte ishin ndër më të goditurat gjatë operacionit të së dielës.

Një tjetër aspekt i dukshëm i “Operacionit Rrjeti i Merimangës” ishte zgjedhja e armëve.

Kievi përdori dronë FPV, të cilët prodhohen në Ukrainë në masë dhe përdoren gjerësisht dhe vlerësohen nga ushtria për shkak të çmimit të tyre të përballueshëm.

Dronët FPV zakonisht kushtojnë vetëm disa qindra euro, ndërsa një aeroplan rus zbulimi me radar A50, i cili thuhet se u godit sot së bashku me aeroplanë të tjerë, kushton mbi 300 milionë euro.

Këshilltari presidencial i Ukrainës dhe ish-ministri i industrive strategjike Oleksandr Kamyshin ka thënë se prodhuesit ukrainas kanë kapacitet për të prodhuar mbi 5 milionë dronë FPV në vit.

Related Posts