Ibrahimi: Dyert e fabrikave po mbyllen, shkak një vendim i paarsyeshëm nga zyrat e ftohta të pushtetit

 

 

Analisti Ilir Ibrahimi, ka reaguar lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë.

Ibrahimi tha se mbeti pa fjalë pasi e mori lajmin se një mik i tij do ta mbyllë fabrikën, shkaku i ZRrE-së.

Ai tha se kjo nuk është vetëm krizë ekonomike, por theksoi se kjo është krizë e ndërgjegjes.

“Aty ku dikur kishte shpresë, sot ka heshtje. Aty ku kishte prodhim, sot ka dry. Dhe më e dhimbshmja nga të gjitha – aty ku kishte marrëdhënie, besim, bashkëpunim – sot ka lotë të fshehur dhe punëtorë që kthehen në shtëpi me duar bosh”, tha Ibrahimi.

“Sot po mbyllen dyert e fabrikave që dikur gumëzhinin nga puna. Jo për shkak të dështimit, jo për mungesë vizioni apo për mungesë përkushtimi – por për shkak të një vendimi të paarsyeshëm, të marrë në zyrat e ftohta të pushtetit, larg realitetit të biznesit dhe larg njerëzve që mbajnë gjallë këtë vend”, theksoi ai./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…