Haxhiu në rolin e viktimës: Sulmet seksiste që po e ndjekin kudo!

 

 

Deputetje e VV-së, Albulena Haxhiu ka akuzuar ish-partitë opozitare se po bëjnë sulme seksiste ndaj saj, shkruan Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA.

“Sot ishte hera e 17-të prej kur është vendosur propozimi për votimin e fshehtë, kjo procedurë ka filluar që nga 1 maji. Përkundër kësaj, ne nuk kemi një situatë ndryshe, pra opozita me një inat irracional, ka vendosur të mos marrë pjesë në votim. Sot bëhen tri javë prej kur AAK-ja e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pra AAK-ja me mbështetjen e disa deputetëve e ka kontestuar votimin e fshehtë. Përkundër faktit që kanë kaluar 3 javë nuk kemi përgjigje. Urojmë që Gjykata Kushtetuese të veprojë në përputhje me rrethanat, dhe të marrë vendimin. Ne kemi dërguar komentet në raport me të njëjtën”, tha Haxhiu.

“Unë mendoj që edhe VV-ja, kryeministri Kurti, ka folur mbi këtë çështje. Ajo çfarë dua të shtoj është që siç e kam thënë, nuk i kuptoj arsyet publike që i kanë bërë opozita për kundërshtimin tim. Më qujanë përçarëse, konfliktuoze, por jam e hapur të diskutojmë për secilën çështje që kam bërë, asnjëherë nuk kam vepruar në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Sulmet seksiste, mizogjene, kanë qenë të papranueshme”, deklaroi ajo më tutje.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…