by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

NATO duhet të përgatitet për luftë!
Paralajmërimin e bën shefi i mbrojtjes se Gjermanisë, gjenerali Carsten Breuer, i cili në një rrëfim për BBC nuk e përjashton një sulm të mundshëm rus ndaj aleancës brenda 4 vitesh. Sipas gjeneralit, Rusia po prodhon qindra tanke ne vit, shume prej të cilave mund të përdoren për një sulm ndaj shteteve baltike anëtare të NATO-s deri në vitin 2029 ose edhe më herët.
Gjenerali Breuer tha se NATO po përballet me “një kërcënim shumë serioz” nga Rusia, një kërcënim që ai nuk e kishte parë kurrë më parë në 40 vitet e tij në shërbim. “Pra, duhet të jemi gati deri ne vitin 2029… Nëse më pyetni tani, a është kjo një garanci qe nuk është më herët se viti 2029? Do të thoja jo, nuk është. Pra, duhet te jemi ne gjendje të luftojmë që sot“, tha ai. Ai gjithashtu këmbënguli që NATO, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, të mbetet e bashkuar kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë. Po ashtu i bëri thirrje vendeve europiane të rrisin kapacitetet e tyre në mbrojte.
Sipas gjeneralit gjerman do te duhen vite që baza industriale ushtarake e Evropës te rritet në mënyrë që të përputhet me shkallën e armatimeve që po prodhon Rusia. SHBA-të gjithashtu kanë qenë duke zvogëluar, në vend që të rrisin, angazhimet e tyre mbrojtëse ndaj Evropës, për t’u përqendruar ne Indo-Paqësor, thotë Breuer. Komentet e gjeneralit vijnë disa javë përpara një samiti të vendeve të NATO-s në Hagë, ku pritet të diskutojnë buxhetet e mbrojtjes, ndër tema të tjera.
Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë. Sahiti u emërua më 17.09.2021 në pozitën e kryesuesit të Këshillit Drejtues të UP-së nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Për periudhën që po mbetet deri më 1 tetor, Sahiti ka ftuar
“Arrestimi i zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq nga Policia e Kosovës dhe urdhri i paraburgimit prej një muaji është një poshtërim për regjimin e Vuçiqit dhe për faktin se Serbia nuk është më një shtet”, thotë politologu Ognjen Gogiq. Popoviqi u arrestua të premten në mbrëmje në Bërnjak,
Më shumë se 20 vende të tjera kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Është një deklaratë e gjatë, Pikat kryesore të saj të përmbledhura, ka raportuar BBC. Kombet thonë se “vuajtjet e civilëve në Gaza kanë arritur në thellësi të reja” dhe e
Tre zjarrfikës janë asfiksuar nga tymi gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë të Shqipërisë, i cili vijon prej tre ditësh pa u vënë ende nën kontroll. Ata janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raportojnë mediat në Tiranë. Zjarri ka përfshirë një