by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ka hyrë dje në fuqi vendimi për kalimin e bizneseve në tregun e lirë energjetik. Nga Zyra e Rregullatorit për Energji i kanë thënë RTK-së se një pjesë e bizneseve tashmë kanë lidhur marrëveshje me operatorë privat energjetik dhe po furnizohen nga ta.
Ndërsa, bizneset që nuk do të lidhin marrëveshje do të furnizohen për 60 ditë nga KEK-u, e pas kësaj periudhe do t’i ndërpritet energjia elektrike.
“Ka filluar procesi, edhe sot ka shkuar mirë. Të gjithë konsumatorët që kanë dalur në treg janë duke u furnizuar me energji elektrike. Ata që kanë gjetur furnizues po furnizohen përmes furnizuesve komercial, ata që nuk kanë gjetur përmes KEK-ut. Ata do të furnizohen 60 ditë prej KEK-ut, pastaj nëse nuk gjejnë furnizues do t’u ndërpritet energjia elektrike. Shumica kanë gjetur furnizues, shumica kanë lidhur kontrata, ndërmarrjet publike të gjitha”, tha Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRrE-së
Një pjesë e bizneseve tashmë thuhet se kanë lidhur marrëveshje për furnizim me energji elektrike nga KESCO.
“KESCO në vazhdimësi është duke u takuar dhe negociuar me biznese për të lidhur partneritet për furnizim me energji elektrike si konsumatorë të derregulluar. Ne kemi filluar me nënshkrimin e disa kontratave, por nuk mund të japim një numër të saktë ende. Sa i përket çmimit, KESCO është duke ofertuar çmime bazuar në treg dhe nuk kemi një çmim fiks”, thonë nga KESCO.
Kalimi në tregun e lirë energjetik po vazhdon të kundërshtohet nga përfaqësues të bizneseve në Kosovë të cilët thonë se energjia po u shitet shumë më shtrenjtë.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se dëmet aktuale mund të jenë më shuam se 50 milion eiro, për këtë gjysme viti që ka mbetur.
Njohës të ekonomisë vlerësojnë se dëmet për bizneset do të jenë të mëdha nëse pa u përgatitur në këtë kohë kalojnë në tregun e hapur.
Lulzim Beqiri, njohës i ekonomisë, theksoi se kompanitë kosovare nuk janë të gatshëm në bazë të situatë që jemi.
Një pjesë e bizneseve kanë paralajmëruar protesta e veprime të tjera nëse ZRRE nuk pezullon vendimin e saj.
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Gjatë orëve të pasditës në zonat malore, pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, i shoqëruar me disa shkarkesa rrufesh. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-30 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka vlerësuar se qeveria Kurti nuk do të kishte pasur sukses në veri pa veprimet e Listës Serbe. Ai tutje tha se dorëheqjet dhe tërheqja e strukturave serbe nga institucionet kanë qenë një “dhuratë politike” për Vetëvendosjen, duke i hapur rrugë një prezence më të thellë të
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka asnjë deputet të LDK-së që do t’i jepte votë Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, edhe përmes një votimi të fshehtë në Kuvend. Bajrami në RTK tregoi se për këtë çështje, por edhe për të tjera, kanë diskutuar një ditë më parë përreth 3 orë
Ismet Kryeziu, drejtor i KDI, ka thënë se janë 7 të dielë për të pasur zgjedhje lokale. Ai tha se fillon nga 5 tetori deri në 16 nëntor. Ai tha se kjo arrihet varësisht nga konsensusi mes partive politike dhe presidents. “Potencialisht tash i kemi shtatë të diele, nga 5 tetori fillojnë deri