Britania e Madhe regjistron pranverën më të thatë të pesë dekadave të fundit

 

 

Britania e Madhe regjistroi pranverën më të ngrohtë këtë vit dhe gjithashtu sezonin e gjashtë më të thatë që nga fillimi i regjistrimeve, tha sot Zyra Meteorologjike.

Shifrat paraprake treguan se temperatura mesatare e kësaj pranvere prej 9,5 gradë Celsius ishte mbi mesataren klimatologjike afatgjatë me 1,4 gradë Celsius – duke regjistruar sezonin më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1884.

Tetë nga 10 pranverat më të ngrohta në Britaninë e Madhe janë regjistruar që nga viti 2000, dhe tre pranverat më të ngrohta që nga viti 2017”, tha agjencia.

Britania e Madhe mund të kishte regjistruar pranverën e saj më të thatë në më shumë se 100 vjet në mesin e majit, derisa vendi u përfshi nga shiu në dy javët e fundit – duke e bërë atë pranverën e gjashtë më të thatë që nga viti 1836.

Me vetëm 128,2 milimetra reshje, kjo pranverë ishte 40% nën mesataren afatgjatë dhe më e thata në më shumë se 50 vjet.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…