by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në një kohë kur tendencat e përjashtimit dhe minimizimit të rolit shqiptar në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të dukshme, iniciativa “Bashkë” vjen si një përgjigje e qartë dhe e domosdoshme si për demokracinë ashtu edhe për shqiptarët në RMV..
Ky projekt nuk është thjesht një nismë politike, por një deklaratë për vetë ekzistencën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, një kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve për të zbehur identitetin e tyre në hapësirën shtetërore.
Pushteti i ri i VMRO-DPMNE-së ka nxjerrë në pah tendenca të fshehta të “de-shqiptarizimit”, ku investimet mungojnë, administrata pastrohet nga zëri shqiptar dhe Marrëveshja e Ohrit trajtohet si një formalitet pa peshë. Gjithçka nis me elemente të vogla, por të paramenduara, mungesa e dokumenteve në gjuhën shqipe, shkollat e lëna në harresë, buxhetet që nuk arrijnë lagjet shqiptare.
Maqedonia e Veriut nga një shtet demokratik dhe servis i qytetarëve, ngadalë po merr imazhin e një shteti monoetnik të shumicës, me çrast gradualisht po nxjerr në pah marrëveshjen e fshehtë mes dy partive më të mëdha maqedonase..
Nga ana tjetër, “Bashkë” si kundërpërgjigje, nuk duhet të mbetet vetëm një projekt i BDI-së, por një front i gjerë, një lëvizje që bashkon të gjithë ata që besojnë në barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Duhet një strukturë ligjore e përbashkët për të ndjekur çdo shkelje, një aktivizim qytetar që bën presion, një strategji e qartë që përball nacionalizmin shtetëror.
Kjo nismë i jep BDI-së por edhe mbështetësve të saj një mundësi të artë për të rifituar rolin historik, për të mos qenë thjesht një zë në qeverisje, por një garantuese e barazisë etnike dhe një mbrojtës i të drejtave shqiptare. Barazia nuk është privilegj, është parim themelor i një shteti modern, dhe kush përpiqet ta ndrydhë, krijon një realitet të rrezikshëm për gjithë shoqërinë.
Përtej politikës, kjo duhet të shndërrohet në një platformë qytetare, një projekt që nuk kërkon thjesht mbrojtjen e gjuhës, por të dinjitetit shqiptar në çdo aspekt të jetës publike. Nëse kjo nismë zgjerohet dhe forcohet, ajo mund të bëhet jo vetëm një rezistencë ndaj diskriminimit, por një formulë për fuqizimin afatgjatë të shqiptarëve në rajon.
Analizë për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, G.A.
Pritjet e gjata në pikat kufitare të vendit sot vetëm se kanë filluar të ndodhin në dalje. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në tri orë janë në dalje të pikës kufitare në Merdarë. Pritjet janë duke vazhduar edhe tek Dheu i Bardhë dhe Jarinje deri në 20 minuta. Kurse, dhjetë
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, pas dështimit të zgjedhjes së saj dhe të të Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit, tha se nuk ka qenë problem emri i saj , por problemi është me Vetëvendosjen, raporton ekonomia Online, transmeton KFVA. “Propozimi i dytë i Vetëvendosjes ishte Donika Gërvalla dhe ne nuk e propozuam
Kompania Dubova Reisen konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një autobus i saj, me udhëtarë nga Kosova u aksidentua në Gjermani në orët e para të 20 gushtit. Nga kjo kompani thanë se vetëm tre pasagjerë kanë pësuar lëndime. “Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë, vetëm tre nga ta janë me lëndime të lehta
Një rrëshqitje masive dhe e frikshme dherash ka goditur ishullin e Santorinit, duke u shembur drejt detit dhe duke mbuluar me re pluhuri fshatin piktoresk në Greqi, ndërsa dhjetëra turistë panë skenën e tmerrshme. Ngjarja ndodhi vetëm gjashtë muaj pasi ishulli turistik ishte përballur me një seri të jashtëzakonshme tërmetesh. Pamjet filmike tregojnë