by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ne një rrëfim personal, Venesa Sylejmani, vajza e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Shyrete Tahiri-Sylejmani, hapi Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, raporton EO, trasnemton KFVA.
Ajo tregoi plagët e trashëguara nga lufta dhe ndikimin e tyre ndër breza. Tha se nënës së saj iu deshën 20 vjet për të gjetur zërin e saj.
“Në moshën 4-vjeçare unë isha dëshmitare e një krimi të luftës. Për 15 vjet të gjata, shëndeti im mendor dhe fizik ishte i rrezikuar rëndë. Deri dy vjet më parë, kur vendosa që nuk do ta lejoja më të më shkatërronte mua, ne, apo këdo tjetër. Lufta ka shumë viktima edhe pasi ajo ka përfunduar, shpesh duke qenë fëmijët e vegjël që janë shumë të pafuqishëm për të shëruar veten, për t’u mbrojtur dhe për t’u mbështjellë nga gjërat që nuk mund dhe nuk duhet t’i kuptojnë. Iu deshën nënës sime 20 vjet për të gjetur zërin e saj dhe megjithëse unë ende po e gjej timin, do ta përdor me krenari për ata që nuk kanë zë: si aktiviste për traumën ndërbreznore, çështjet e shëndetit mendor dhe për t’i dhënë fund stigmës për fëmijët anembanë botës. Trauma ndërbreznore nuk më përcakton dhe nuk do të më kufizojë kurrë”, tha ajo.
Në forum foli edhe një e mbijetuar nga gjenocidi në Srebrenicë, e cila ndau përvojën e saj personale dhe thirrjen për paqe.
“Shpëtimi im është që jam gjallë, por jam nga vetë Srebrenica dhe Serbia. Ne ishim të ekspozuar çdo ditë ndaj përndjekjes, vrasjeve, dhunës së tepërt. Për shkak të kësaj, u detyruam të shpërngulemi nga Srebrenica në qytet. Në vitin 1995 ndodhi gjenocidi, pra filloi shfarosja gjenocidale. Atëherë isha vetëm 24 vjeç. U ktheva në Serbi në vitin 1996. Kam krijuar familje, kam dy fëmijë, bashkëshorti im gjithashtu ka dy fëmijë. Unë, burri im dhe fëmijët tanë duam që kurrë më nënat, etërit, vëllezërit, motrat dhe të tjerët të mos përjetojnë luftë në këto anë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Duam që ata që kanë humbur më të dashurit e tyre të gjejnë paqe dhe që ne të jetojmë në paqe”, u shpreh ajo.
“Sot në Srebrenicë, ku jetojmë, kemi Qendrën Përkujtimore në Potoçari dhe një strukturë të veçantë që kujdeset për ruajtjen e kujtesës, që përkujton atë që ndodhi në Srebrenicë. Aty mund të shkojnë të gjithë: edhe të rinjtë, edhe brezat e ardhshëm për të dëgjuar dhe mësuar se çfarë ka ndodhur në Srebrenicë”, përfundoi ajo.
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Gjatë orëve të pasditës në zonat malore, pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, i shoqëruar me disa shkarkesa rrufesh. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-30 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka vlerësuar se qeveria Kurti nuk do të kishte pasur sukses në veri pa veprimet e Listës Serbe. Ai tutje tha se dorëheqjet dhe tërheqja e strukturave serbe nga institucionet kanë qenë një “dhuratë politike” për Vetëvendosjen, duke i hapur rrugë një prezence më të thellë të
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka asnjë deputet të LDK-së që do t’i jepte votë Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, edhe përmes një votimi të fshehtë në Kuvend. Bajrami në RTK tregoi se për këtë çështje, por edhe për të tjera, kanë diskutuar një ditë më parë përreth 3 orë
Ismet Kryeziu, drejtor i KDI, ka thënë se janë 7 të dielë për të pasur zgjedhje lokale. Ai tha se fillon nga 5 tetori deri në 16 nëntor. Ai tha se kjo arrihet varësisht nga konsensusi mes partive politike dhe presidents. “Potencialisht tash i kemi shtatë të diele, nga 5 tetori fillojnë deri