Zgjedhjet më të pasigurta që nga Lufta e Dytë Botërore, Polonia voton për presidentin e ri

 

 

Një rezultat i ngushtë pritet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Poloni. Këto janë zgjedhjet më të pasigurta në Poloni që nga Lufta e Dytë Botërore. Prandaj, Rafal Trzaskowski dhe Karol Nawrocki janë përpjekur intensivisht të mobilizojnë votuesit e pavendosur ditët e fundit, përcjell KFVA.

Në një sondazh të opinionit publik të kryer nga instituti IBRIS, kandidati liberal-konservator, pro-evropian Rafal Trzaskowski mori 45.7% të votave, ndërsa rivali i tij nacional-konservator, euroskeptik Karol Nawrocki mori 44.9%.

Sipas të njëjtit sondazh, 7.8%  e të anketuarve ishin të pavendosur.

Në një sondazh të opinionit publik të kryer nga një institut tjetër, të dy kandidatët morën 47%, raporton Deutsche Welle.

Dy kampe politike ndërluftuese tani po luftojnë ashpër për votat e të pavendosurve: koalicioni qeverisës i qendrës së majtë rreth kryeministrit Donald Tusk të partisë Platforma Qytetare (PO) dhe konservatorët kombëtarë të mbledhur rreth liderit të partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS), Jaroslaw Kaczynski.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 18 maj, Trzaskowski mori 31.36% të votave, ndërsa Nawrocki mori 29.54%– epërsia e Trzaskowski ishte dukshëm më e vogël se sa pritej.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…