Zelensky për sulmin ndaj bombarduesve rusë: Veprime që do të jenë në libra të historisë

 

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka komentuar në rrjetet sociale për sulmet me dronë të Ukrainës në Rusi të dielën. Ai ka komentuar sulmet në një fushë ajrore në Siberi ku pretendohet se janë shkatërruar 40 bombardues rusë.

Ai ka thënë se operacioni ka pasur rezultat të shkëlqyer dhe është e arritur vetëm e Ukrainës.

“Një vit, gjashtë muaj e nëntë ditë nga fillimi i planifikimit deri në ekzekutimin efikas. Operacioni ynë më afatgjatë. Njerëzit tanë të përfshirë në përgatitjen e operacionit u tërhoqën nga territori rus me kohë”, ka thënë Zelensky, raporton“BBC”. 

Zelensky tha se u takua me kreun e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), gjeneralin Vasyl Malikun, dhe i kërkoi t’i zbulonte detajet dhe rezultatet e operacionit për publikun.

“Sigurisht jo çdo gjë mund të bëhet publike këtë moment, por këto janë veprime ukrainase që padyshim do të jenë në librat e historisë”, ka thënë Zelensky.

“Ukraina po mbron veten dhe me të drejtë – ne po bëjmë gjithçka që Rusia të ndiejë nevojën për t’i dhënë fund kësaj lufte. Rusia e filloi këtë luftë, Rusia duhet ta përfundojë atë. Lavdi Ukrainës!” – ka thënë Zelensky.

Ai tha se baza e operacionit ishte shumë pranë zyrave të Shërbimit të Sigurisë së  Rusisë (FSB).

Tha se u përdorën 117 dronë.  Tha se çdo dron kishte pilotin e vet.

“Gjëja më interesante – dhe tashmë mund ta themi publikisht – është se ‘zyra’ e operacionit tonë në territorin rus ndodhej pikërisht pranë FSB-së së Rusisë në një nga rajonet e tyre”, ka thënë Zelensky.

Ai ka pretenduar se 34 për qind e transportuesve të raketave lundruese ruse në fushat ajrore të shënjestruara u goditën.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…