Xherdan Shaqiri shpallet futbollisti i muajit maj në Superligën zvicerane

 

 

Xherdan Shaqiri ka kurorëzuar një sezon spektakolar me titullin kampion në Superligën e Zvicrës, duke u shpallur futbollisti më i mirë i muajit maj. Ylli shqiptar i Baselit ka qenë vendimtar gjatë gjithë edicionit, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për skuadrën e tij.

Shaqiri e mbylli sezonin me 18 gola dhe 21 asistime – statistika që përbëjnë edicionin më të mirë në karrierën e tij profesionale. Forma e tij mbresëlënëse është reflektuar edhe në vlerësimet zyrtare: sipas platformës statistikore SofaScore, ai është lojtari më i vlerësuar në formacionin e vitit me notën 8.0, pa asnjë rival afër tij.

Kapiteni i Baselit ka shkëlqyer gjithashtu në krijimin e rasteve për shokët e skuadrës. Ai ka regjistruar plot 31 shanse të arta për gol dhe mesatarisht 3.4 pasime kyçe për çdo ndeshje. Për më tepër, Shaqiri ka arritur së paku 2.2 gjuajtje në portë për ndeshje – një tjetër tregues i rolit të tij qendror në ofensivën e ekipit, raporton albinfo.ch.

Ky sukses e vendos Shaqirin si një nga figurat më të rëndësishme të futbollit zviceran për sezonin 2024/25 dhe e rikthen atë në qendër të vëmendjes para sfidave të ardhshme me përfaqësuesen e Zvicrës.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…