Vizita historike e Guvernatorit të Antigua dhe Barbudas në Kosovë: Presidentja Osmani pret mikun e ri të vendit

 

Me ftesë zyrtare të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në vendin tonë ka mbërritur sot Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbudas, Sir Rodney Williams, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Lady Sandra Williams, shkruan Gazeta KFVA.

Sipas njoftimit të Presidencës, Guvernatori Williams do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, gjatë së cilës do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me udhëheqës shtetërorë.

Gjatë qëndrimit të tij, Sir Rodney Williams do të marrë pjesë edhe në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Osmani. Ky forum mbledh liderë dhe përfaqësues ndërkombëtarë për të diskutuar rolin dhe fuqizimin e grave në proceset e paqes dhe sigurisë globale.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…