by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Real Madrid ka dhënë një mesazh për Paris Saint-Germainin dhe Luis Enriquen pas triumfit në Ligën e Kampionëve.
Paris Saint-Germaini shkatërroi Interin me rezultat 5-0 të shtunën, duke fituar për herë të parë në histori trofeun e Ligës së Kampionëve.
Achraf Hakimi hapi serinë e golave dhe zgjodhi të mos festonte në respekt të ish-klubit të tij, Interit. Desire Doue dyfishoi rezultatinpara përfundimit të pjesës së parë, ndërsa PSG dominoi plotësisht në pjesën e dytë.
Khvicha Kvaratskhelia, Doue dhe Senny Mayulu shënuan edhe tre gola të tjerë, duke vulosur një fitore bindëse në “Allianz Arena” të Mynihut.
Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe stafi i PSG-së festuan në fushë, ndërsa tifozët që kishin udhëtuar për në stadium shpalosën një tifo të veçantë me figurën e trajnerit Luis Enrique dhe vajzës së tij të ndjerë, Xana, e cila ndërroi jetë nga osteosarkoma, një formë e rrallë e kancerit në kocka.
Real Madrid, kampionët në fuqi deri në këtë sezon, publikuan një mesazhnë rrjetet sociale, duke përgëzuar PSG-në për triumfin dhe duke kujtuar vajzën e trajnerit spanjoll.
“Urime për PSG dhe tifozët e tyre për triumfin e merituar në Ligën e Kampionëve 2024-2025. Dhe një urim i veçantë për të dashurin tonë Luis Enrique, me një kujtim të përzemërt dhe plot dashuri për vajzën e tij Xana”, ka shkruar Real Madridi./KFVA/
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ndarë foton familjare nga Samiti i Brdo-Brijunit, i cili po mbahet në Durrës. Përmes platformës së Facebook-ut, Begaj tha se Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, është një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. “Së bashku n Samitin e
Ka përfunduar dëshminë eksperti mjeku-ligjor Naim Uka për vrasjen e Liridona Ademajt në seancën e mbajtur sot ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plana dhe Kushtrim Kokalla. Pas tij pritet të paraqitet një dëshmitarë tjetër në ora 13:30. Tre të akuzuarit u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Në këtë seancë
Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve, zbuluan se si mbahet nën kontroll sistemi imunitar
Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025 u është dhënë shkencëtarëve Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimet e tyre revolucionare “lidhur me tolerancën imunitare periferike”. Komiteti i Nobelit njoftoi se çmimi iu akordua për punën e tyre në kuptimin e mënyrës se si sistemi imunitar mbron trupin
Brenda një dite në Kosovë ndodhin mesatarisht mbi 50 aksidente. Vetëm në shtatë ditët e fundit u shënuan qindra raste. Kjo gjendje e sigurisë rrugore po vazhdon të mbetet shqetësuese. Pas javës mes 22 dhe 28 shtatorit, ku vdiqën pesë persona në aksidente trafiku, edhe fillimi i tetorit ishte i zi në komunikacion.