Osmani dhe ministri i Jashtëm i Tanzanisë flasin për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane

 

 

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.

Sipas një njoftimi nga ana e presidentes, ata diskutuan për rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane.

“Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, diskutuam për rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane.  E vlerësoj gatishmërinë e Tanzanisë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për t’i thelluar raportet tona dypalëshe. Kosova mbetet e përkushtuar për partneritet që bazohet në miqësi, zhvillim të qëndrueshëm dhe respekt të ndërsjellë”, ka shkruar ndër të tjera e para e vendit,/KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…