Një zyrtar policor dhe dy persona të tjerë arrestohen në Prizren pasi u rrahën

 

 

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre zyrtar policor, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulm”, në rrugën “Tranziti i Vjetër” në Prizren.

Incidenti raportohet pas një konfrontimi verbal që eskaloi në dhunë.

Bazuar në të dhënat dhe hetimin preliminar raportohet se gjatë këtij incidenti disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar në realizimin e mandatit të vet ligjor për hetimin e rasteve ku dyshimet bien mbi zyrtarët policorë dhe siguron opinionin publik se çfarëdo përfshirje eventuale e zyrtarëve të sigurisë në vepra penale do të trajtohet me paanshmëri dhe profesionalizëm të plotë”, thuhet tutje në njoftimin e IPK-s.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…