by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Moti gjatë javës së ardhshme parashihet të jetë me temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell nga ora 10:00 deri në ora 17:00.
“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00. Kujdes i veçantë duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Sugjerohet të vishen rroba me ngjyra të hapura dhe të konsumohet sa më shumë lëngje, veçanërisht ujë”, ka njoftuar IHMK-ka.
Të hënën moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 7-10 gradë celsius e maksimalet mes 25-29 gradë.
Të martën do të jetë mot me diell e pjesërisht i vranët. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri 30 gradë celsius. Të mërkurën do të jetë mot afërsisht i njëjtë, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri 31 gradë celsius. Të enjten moti do të jetë me diell e pak vranësira, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin mes 9-12 gradë celsius e maksimalet mes 28-32 gradë.
Të premten moti parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes 9-13 gradë celsius, e maksimalet mes 29-33 gradë./KFVA/
Një tjetër konflikt ka ndodhur në ambientet e Universitetit të Prozrenit “Ukshin Hoti”, profesori Shkëlqim Millaku ka sulmuar fizikisht asistenten e Rrezarta Ramadani, shkruan KFVA. Ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të punës në ambientet e fakultetit, në praninë e dëshmitarëve. Sipas informacioneve, incidenti ka përfshirë kontakt të drejtpërdrejtë fizik dhe dhunë të paprovokuar ndaj
Më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës, ndërsa kryeqyteti ka nisur tashmë përgatitjet për mbarëvatjen e kësaj sfide. Në Tiranë, në zonën përrreth stadiumit “Arena Kombëtare” ka filluar çmontimi i të gjtha lokaleve.
Në gjykimin e Endrit Nikës, i akuzuar se ka hedhur nga kati i 6-të i një hoteli në Fushë-Kosovë të dashurën e tij argjentinase, në seancën e së hënës, më 02.06.2025, ka dëshmuar Ismajl Nika, babai i të akuzuarit. Endrit Nika nga Prokuroria akuzohet se pas një mosmarrëveshjeje paraprake me të dashurën e
Prokuroria Speciale ka dhënë detaje për aksionin antidrogë që sot u realizua në disa rajonë të Kosovës, raporton KFVA. Sipas njoftimit, nga ky aksion janë arrestuar 22 persona nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “krim i organizuar”, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave. Tutje thuhet se në aksion