Lamtumirë në vendin e shenjtë: Haxhi nga Kosova ndërron jetë gjatë pelegrinazhit!

 

 

Një lajm i dhimbshëm ka ardhur sot nga vendet e shenjta islame, ku mijëra besimtarë nga Kosova janë duke kryer Haxhin. Haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria ka ndërruar jetë gjatë qëndrimit në Mekë.

Lajmin e ka konfirmuar familja e tij përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ku thuhet se ceremonia e varrimit do të mbahet në Qabenë e Bekuar sot, më 1 qershor 2025, me namazin e drekës.

“Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrën e familjes sonë, por kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i freskët. Babai ynë me shpirt i donte vendet e shenjta, andaj Allahu e zgjodhi që shpirtin ta dorëzonte pikërisht atje!”, shkruan i biri në një postim prekës në Facebook.

Pamja për të ndjerin do të mbahet për tri ditë, duke filluar nga e hëna, 2 qershor, në Novosellë të Begut, Vushtrri./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…