**Faturat elektrike godasin: Të dielën, askush nuk punon, çmimi i energjisë arrin 64,3 euro për megavat**

 

 

Të dielën (1 qershor) është futur në fuqi vendimi për tregun e lirë energjetik për 1,300 ndërmarrje, përkundër kundërshtive të komunitetit të bizneseve në Kosovë.

Bizneset protestuan përgjatë javës, duke bllokuar hyrjet kryesore të Prishtinës, deri në plotësimin e kërkesave për shtyrjen e vendimit për kalimin në treg të lirë të rrymës.

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës në një intervistë për ‘Info Magazine’ të Klan Kosovës ka deklaruar se përkundër se të dielave s’punojnë fabrikat, çmimi i energjisë arrin në 64,3 euro për megavat në të njëjtën ditë.

Edhe pse është ditë e diel, kur asnjë fabrikë nuk operon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat. Kësaj shume i shtohen edhe rreth 30 euro për tarifat e rrjetit (KOSTT dhe KEDS), si dhe kosto shtesë për administrim, rrezikshmëri dhe marzhë fitimi, për të cilat nuk dihet sa janë saktësisht. Kjo situatë krijon pasiguri të plotë, madje edhe kur bëhet fjalë për furnizim nga Furnizuesi i Fundit”, ka deklaruar ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…