Arabia Saudite ndalon rreth 270 mijë njerëz “pa leje për haxh” që të hyjnë në Mekë

 

 

Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë thënë zyrtarët të dielën, ndërsa autoritetet po marrin masa të ashpra kundër udhëtimeve të paligjshme në qytet.

Qeveria fajëson “pjesëmarrësit e paautorizuar” edhe për “mbipopullimin” në Haxh.

Ajo gjithashtu thotë se ata përbënin një numër të madh të atyre që vdiqën në vapën përvëluese të verës së vitit të kaluar. Numri i dëbimeve nxjerr në pah shkallën e pelegrinëve të paautorizuara – si dhe kërkesën për të kryer Haxhin.

Aktualisht ka 1.4 milion myslimanë në Mekë zyrtarisht, dhe pritet të mbërrijnë më shumë në ditët në vijim.

Atje ka gjoba deri në 5,000 dollarë dhe masa të tjera ndëshkuese, si deportimi, për këdo që kryen Haxhin pa leje.

Politika përfshin qytetarët dhe ata me rezidencë saudite.

Në një konferencë për shtyp në Mekë, zyrtarët thanë se kishin ndaluar 269,678 persona pa leje të hynin në qytet.Sipas rregullave, vetëm ata me leje lejohen të kryejnë pelegrinazhin, edhe nëse jetojnë në qytet gjatë gjithë vitit.

Zyrtarët kanë vendosur gjithashtu penalizime për më shumë se 23,000 banorë sauditë për shkelje të rregulloreve të Haxhit dhe kanë revokuar licencat e 400 kompanive të Haxhit.Haxhi është pelegrinazhi vjetor islamik në Mekë dhe përfshin një sërë ritualesh fetare. Është një detyrim që ndodh një herë në jetë për çdo mysliman që mund ta përballojë dhe është fizikisht i aftë ta bëjë atë.

Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite tha të dielën se dronët po përdoren për herë të parë në Haxh. Ata mund të përdoren për mbikëqyrje dhe monitorim, si dhe për shuarjen e zjarreve. /

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…