by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu thotë se gjatë vitit 2023 dhe 2024 kanë qenë çmimet më të larta të energjisë elektrike.
I pyetur se përse nuk janë informuar bizneset për daljen në treg të lirë të energjisë, për shkak se bizneset kanë shfaqur këtë ankesë, Fejzullahu ka thënë se ky proces është shtyrë që nga vitit 2017.
“Shtyrja në vitin e kaluar ka qenë për deri më 31.03.2025, e kemi shtyrë edhe për dy muaj me qëllimin e vetëm që të përgatiten bizneset edhe për shkak se në muajin qershor ka edhe më shumë oferta” – ka deklaruar Fejzullahu.
Fejzullahu thotë se vendosja e bizneseve në treg të lirë të energjisë është kriter i Bashkimit Europian.Sipas tij, bizneset janë informuar dhe se ligjërisht është dashur të dalin në treg që nga viti 2017.Më pas, Fejzullahu ka lutur bizneset që të përgatiten sepse edhe Kosova si shtetet e rajonit, ngadalë do i vendos të gjitha bizneset në treg të lirë të energjisë.
Fejzullahu ka paralajmëruar shtrenjtim të energjisë edhe me vendosjen e taksës së CO2 dhe remonteve në termocentralet Kosova A dhe Kosova B.
“Sapo të vendoset taksa e CO2, do të shtrenjtohet energjia elektrike për të gjithë konsumatorët. Kjo taksë është shtyrë, por do të vendoset. Energjia elektrike do të rritet edhe për shkak të investimeve që do të bëhen në Kosovën A dhe Kosovën B, nëse ato bëhen” – ka deklaruar e duke shtuar se nuk mund të dihet me saktësi se sa mund të jetë shtrenjtimi.
Ne një rrëfim personal, Venesa Sylejmani, vajza e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Shyrete Tahiri-Sylejmani, hapi Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, raporton EO, trasnemton KFVA. Ajo tregoi plagët e trashëguara nga lufta dhe ndikimin e tyre ndër breza. Tha se nënës së saj iu deshën 20 vjet
Autoritetet në Indi kanë arrestuar një burrë gjatë përpjekjes së tij për të kontrabanduar dhjetëra zvarranikë të rrallë, përfshirë gjarpërinj helmues. Shtetasi indian, i cili po kthehej nga Tailanda, u ndalua nga zyrtarët doganorë në aeroportin e qytetit të Mumbait të dielën, raporton BBC, transmeton KFVA. Zyrtarët thanë se zvarranikët, përfshirë 47 nepërka helmuese,
Deputetje e VV-së, Albulena Haxhiu ka akuzuar ish-partitë opozitare se po bëjnë sulme seksiste ndaj saj, shkruan Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA. “Sot ishte hera e 17-të prej kur është vendosur propozimi për votimin e fshehtë, kjo procedurë ka filluar që nga 1 maji. Përkundër kësaj, ne nuk kemi një situatë ndryshe,
Ka dështuar edhe këtë herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA. Edhe sot deputetët nuk vendosën për votimin e fshehtë dhe për këtë kryesuesi, Avni Dehari tha se seanca shtyhet për 4 qershor në ora 11:00. Kësisoj në mungesë të numrave nga VV`ja, Kuvendi mbylli