by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Tunelet e Londrës të ndërtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilat i shërbyen Ian Fleming si frymëzim për personazhin e James Bond, do të bëhen një muze i dedikuar punës së shërbimeve të inteligjencës
Brenda muzeut, do të shfaqen pajisje spiune dhe instalime interaktive, dhe vizitorët do të jenë në gjendje të shërbehen vetë në barin nëntokësor.Shkrimtari Ian Fleming ishte një prani e vazhdueshme në këtë kompleks tunelesh, ku punoi për organizatën e inteligjencës së Winston Churchill, 30 metra nën tokë.
Labirinti i tuneleve, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 8,000 metrash katrorë pranë stacionit të metrosë Chancery Lane, shërbeu si frymëzim për romanet e Flemingut për agjentin 007.
Muzeu, i cili do të tregojë historinë e shërbimeve britanike të inteligjencës, pritet të hapet në vitin 2028, transmeton KFVA..
Centrali nëntokësor
Ekspozita do të përfshijë pajisje origjinale, objekte, armë, dokumente, dhe ndërtimi i këtij atraksioni të ri turistik do të kushtojë 220 milionë funte.
Tunelet u ndërtuan gjatë viteve 40 të shekullit të kaluar si strehë nga lufta. Ato u shndërruan më vonë në një qendër që shërbeu si një sistem komunikimi i brendshëm gjatë Luftës së Ftohtë në vitet ’50 të shekullit të kaluar.
Kjo hapësirë u mor në zotërim nga British Telecom në vitin 1980, dhe kjo kompani hapi edhe një bar, i cili përdorej nga personeli qeveritar.
Ky atraksion pritet të tërheqë tre milionë vizitorë çdo vit.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale. Zv.minstri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se vendimi është marrë për shkak te temperaturave të larta. “Të dashur qytetarë, Për shkak të temperaturave
Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto rrethana, përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Në raportin e saj vjetor, SOA hedh dritë jo vetëm mbi situatën e sigurisë në Kroaci, por edhe mbi zhvillimet në
Gazetari i njohur britanik David Ornstein e ka dhënë lajmin eksklusiv që Granit Xhaka pritet të rikthehet në Angli – kësaj radhe jo të Arsenal por të skuadra që u rikthye në Premier Ligë – Sunderland Sipas gazetarit të The Athletic, Granit Xhaka ka informuar klubin e tij aktual, Bayer Leverkusen, se dëshiron
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit prej 30 ditëve të dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Ai ka thënë se nëse nuk ndodhë kjo, atëherë do të ketë një situatë të veprimeve të paparashikueshme. Rashiq ka thënë se për të mos ardhur në