Trump i pamëshirshëm: S’kam keqardhje për Bidenin, ai ka lënduar shumë njerëz!

 

 

Donald Trump vlerësoi miliarderin Elon Musk për përpjekjet e tij për të reduktuar shpenzimet federale gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Zyrën Ovale, pasi u njoftua se njeriu më i pasur në botë po largohej nga administrata e presidentit amerikan.

Ndërkohë, mes pyetjeve që gazetarët i drejtuan më pas ishte dhe situata e ish presidentit Joe Biden, të diagnostikuar së fundi me kancer. Trump tha se nuk i vjen keq për të.

“Nëse ju vjen keq për të, të mos iu vijë. Ai ka lënduar shumë njerëz. Sinqerisht, mua nuk më vjen aspak keq për të”, tha Trump.

Vitet e fundit, Trumpi e kishte akuzuar administratën e Biden se e përdorte Departamentin e Drejtësisë për t’u përfshirë në një “gjueti shtrigash” kundër tij, pavarësisht se shumë nga akuzat e tij penale dhe 34 dënimet e tij për krime ndodhën në gjykatat më të ulëta jashtë qeverisë federale.

Në konferencë sakaq, Musk u shfaq me syrin e nxirë, çka nuk i shpëtoi vëmendjes së të pranishmëve, e më tej, as publikut të gjerë. CEO i Tesla-s u justifikua duke thënë se mavijosja ishte pasojë e goditjes së djalit të tij pesë vjeçar.

“I thashë më godit me grusht në fytyrë dhe ai e bëri”, tha Musk, që shtoi se rezulton që edhe një pesë vjeçar mund të japë një goditje të tillë.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…