Tragjedi në ajër dhe tokë: Avioni privat përplaset me ndërtesën, humbin jetën dy persona!

 

 

Të shtunën në mëngjes, një aeroplan i vogël u rrëzua në një ndërtesë banimi në lagjen Kleinenbroich, qyteti Korschenbroich, në rajonin e Rajn (Rhein-Westfalen Veriore) në Gjermani.

Në aksident humbën jetën piloti i aeroplanit dhe një person tjetër.

Sipas informacionit fillestar, aeroplani u përplas në kopshtin e përparmë të një shtëpie, duke dëmtuar rëndë fasadën dhe murin e ndërtesës. Një pjesë e shtëpisë ka marrë flakë dhe re të dendura tymi janë ngjitur mbi zonën.

Piloti kishte raportuar probleme me motorin ndërsa ishte në ajër, duke kërkuar të ulej në aeroportin e Mönchengladbach-ut, por fatkeqësisht aksidenti ndodhi para se të arrinte atje.

Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta të policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve të shpëtimit, që po punojnë për menaxhimin e situatës dhe hetimin e shkakut të aksidentit. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…