by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Më shumë se 50% e videove më të ndjekura në TikTok që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor përmbajnë dezinformata, kështu thuhet në një një hetimi të publikuar nga The Guardian, duke ngjallur shqetësime serioze mes ekspertëve të fushës dhe deputetëve britanikë.
Hetimi përfshiu analizimin e 100 videove më të njohura të postuara nën hashtagun #mentalhealthtips, të cilat u vlerësuan nga një grup psikologësh, psikiatrësh dhe akademikësh. Nga to, 52 u cilësuan si të pasakta ose të rrezikshme, për shkak të përhapjes së informacionit të gabuar rreth ankthit, depresionit, traumës dhe çrregullimeve të tjera mendore.
Ekspertët kritikuan përdorimin e termave terapeutikë jashtë kontekstit, sugjerimet e thjeshtuara për çështje komplekse dhe promovimin e trajtimeve pa bazë shkencore, si ngrënia e portokallit në dush për të ulur ankthin apo përdorimi i suplementeve të paaprovuara.
“Shumë nga këto video patologjizojnë ndjenjat normale të përditshme dhe paraqesin përjetimet si sëmundje mendore të rënda”, tha Dr. Dan Poulter, psikiatër dhe ish-ministër i shëndetësisë.
Amber Johnston, psikologe klinike, paralajmëroi se shumë video krijojnë përshtypjen e gabuar se trajtimi i traumës është i shpejtë dhe universal, ndërkohë që realiteti kërkon kujdes të personalizuar nga profesionistë të kualifikuar.
Platformat sociale nën kritikë
Deputetët britanikë reaguan ashpër ndaj zbulimeve, duke i cilësuar ato si “shqetësuese” dhe “dënuese”. Ata kërkuan nga qeveria rregullim më të fortë të përmbajtjeve digjitale, veçanërisht atyre që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin mendor të qytetarëve, sidomos të rinjve.
“Algoritmet e TikTok-ut po amplifikojnë dezinformimin që lidhet me shëndetin mendor”, deklaroi Chi Onwurah, kryetare e Komitetit të Teknologjisë në Parlamentin britanik. Ajo shtoi se ka mangësi të dukshme në Aktin e Sigurisë Online, i cili duhet të përforcohet për të adresuar këtë problem.
TikTok mbron veten
Në përgjigje të kritikave, TikTok tha se platforma e tij është një vend i hapur për shprehjen personale dhe ndarjen e përvojave autentike, por se 98% e përmbajtjeve të dëmshme për shëndetin mendor hiqen përpara se të raportohen, sipas kompanisë.
Platforma tha gjithashtu se bashkëpunon me OBSH-në dhe NHS-në për të ofruar informacion të saktë dhe për të drejtuar përdoruesit drejt burimeve të besueshme.
Ndërkohë, ekspertët vazhdojnë të paralajmërojnë se edhe pse mediat sociale mund të ndihmojnë në ndërgjegjësim, ato nuk mund të zëvendësojnë diagnostikimin profesional dhe mbështetjen e specializuar në fushën e shëndetit mendor.
Një ditë e rëndë për Kosovën, e shënuar nga tragjedi të njëpasnjëshme. Vetëm gjatë datës 18 gusht 2025, në vend janë raportuar katër raste vetëvrasjeje në vende të ndryshme të vendit. Ngjarje që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë nxjerrë në pah thellësinë e krizës sociale dhe psikologjike që po përjeton shoqëria kosovare. Rasti i
Një aksident i rëndë mes disa automjeteve ka ndodhur sonte në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku si pasojë janë lënduar disa persona. Gazeta ka siguruar edhe pamje nga vendngjarja, ku shihen Policia. Edhe rruga është bllokuar si pasojë e këtij aksidenti dhe janë krijuar kolona. Nga Policia ende nuk e kanë konfirmuar rastin,
Në Zyrën Ovale, një hartë e madhe e Ukrainës ishte shfaqur përballë vendit ku ishin ulur Trump dhe Zelensky. Kyiv Post, shkruan në rrjetin “X” se pjesa lindore, e ngjyrosur me rozë, tregonte afërsisht 20% të vendit nën kontrollin rus. “Një kujtesë e zymtë e luftës gati katërvjeçare dhe një mjet i mundshëm
Juventusi vazhdon të jetë aktiv në tregun e transferimeve pak ditë para fillimit të sezonit të ri të Serie A, ku do të debutojë kundër Parmës. Në orët e fundit, drejtuesit bardhezi kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Edon Zhegrovës, anësorit të djathtë të Lille, i cili ka shkëlqyer sezonin e kaluar kundër vetë