by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ukraina ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme në prodhimin e dronëve kamikazë dhe luftarakë, duke u bërë një nga liderët globalë në këtë fushë për shkak të nevojave urgjente të luftës.
Objektivi i Ukrainës për vitin 2025 është të prodhojë 4.5 milionë dronë ushtarakë, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2024, kur u prodhuan rreth 2.2 milionë njësi. Parametrat janë të qartë. Dronët duhet të kenë një rreze veprimi për të goditur armiqtë në një distancë prej 40 km+, të jenë të lirë dhe të prodhohen në masë.
Situata me luftën kibernetike është gjithmonë në ndryshim. Çdo lloj sinjali që punon tani, me shumë mundësi për 2-3 muajt e radhës nuk do të punojë më. Vazhdimisht jemi duke përmirësuar sistemet. Ndryshojmë frekuencat, protokollet dhe mënyrat e fluuturimit. E gjithë kjo bëhet në bashkëpunim me ushtrinë. Gjërat që funksionojnë ja kalojmë menjëherë ushtrisë.
Rusia synon të prodhojë 300–350 dronë në ditë, duke e bërë të nevojshme që Ukraina të rrisë kapacitetet e saj prodhuese për të mbajtur balancën në fushën e betejës. Dronët luftarak dhe kamikazë janë bërë armë kyçe në luftë, duke zëvendësuar në shumë raste artilerinë dhe duke ofruar një zgjidhje më të lirë dhe më fleksibël për goditje të saktë. Rreth 96% e dronëve të përdorur nga ushtria ukrainase në vitin 2024 ishin të prodhuar në vend, duke reduktuar varësinë nga furnizuesit e huaj dhe duke forcuar industrinë vendase të mbrojtjes.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete. “Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gadishmërinë
FBI-ja e drejtuar nga James Comey dështoi të hetonte siç duhet email-et e Hillary-t, ndërsa ndiqte gënjeshtrat e dosjes Steele dhe “mashtrimin” për Rusinë Kryetari i Komisionit të Senatit për Drejtësinë, Chuck Grassley, deklaroi. “Nën drejtimin e James Comey-t, FBI-ja dështoi të kryente punën themelore hetimore dhe la prova kyçe të paprekura, si
Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po sjellin reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe breshër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona. Si pasojë, në disa pjesë, mijëra banorë të Ljubljanës kanë mbetur pa energji elektrike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Veç kësaj, erërat kanë rrëzuar pemë,
Një aksident tronditës ka ndodhur në qytetin e Manchester-it, ku një autobus me dy kate është përplasur me një urë, duke bërë që çatia e mjetit të fluturojë në ajër. Si pasojë e aksidentit të plagosur kanë mbetur 15 pasagjerë, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Autobusi linjës 100 ishte