by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Murtaja e Zezë mbetet pandemia më vdekjeprurëse në historinë e regjistruar të njerëzimit. Kjo pandemi shkatërruese zhduku deri në gjysmën e popullsisë së Europës, Azisë Perëndimore dhe Afrikës, duke vrarë dhjetëra miliona njerëz.
Por misteri i sundimit të gjatë të terrorit të Murtajës së Zezë më në fund është zgjidhur. Kërkimet kanë zbuluar se evolucioni i një gjeni të vetëm në Yersinia pestis, bakterit që shkakton murtajën bubonike, i lejoi asaj të përshtatej dhe të mbijetonte për kaq shumë kohë.
Studimi trajton pyetje kyçe mbi mënyrën se si pandemitë hyjnë në popullatat njerëzore, shkaktojnë sëmundje të mëdha dhe evoluojnë në nivele të ndryshme të virulencës.
Dhe në të ardhmen, këto gjetje mund të na ndihmojnë të parandalojmë një pandemi tjetër.
“Ky është një nga studimet e para që shqyrton drejtpërdrejt ndryshimet në një patogjen të lashtë, që e hasim ende sot, për të kuptuar se çfarë e nxit virulencën, qëndrueshmërinë ose zhdukjen përfundimtare të pandemive,” tha bashkautorja e studimit, profesor Hendrik Poinar.
Studimi i ri u krye nga studiues të Universitetit McMaster në Kanada dhe Institutit Pasteur në Francë.
Hulumtimi i tyre zbuloi se bakteret që shkaktojnë murtajën evoluuan për t’u bërë më pak vdekjeprurëse me kalimin e kohës, duke i lejuar të vazhdonin të infektonin njerëzit në tri pandemi të ndara për më shumë se një mijë vjet.
Pandemia e parë, Murtaja e Justinianit, shpërtheu në vitet 500, në fillim të Mesjetës, dhe zgjati rreth 200 vjet.
Murtaja e Zezë filloi në mes të viteve 1300 dhe do të bëhej pandemia më vdekjeprurëse në historinë njerëzore, duke vrarë deri në gjysmën e njerëzve në Europë, Azi Perëndimore dhe Afrikë, me shpërthime që vazhduan për shekuj.
Pandemia e tretë e murtajës bubonike shpërtheu në Kinë në vitet 1850 dhe vazhdon ende sot, me raste që ende raportohen në disa pjesë të Afrikës nënsahariane.
“Bakteret e murtajës kanë një rëndësi të veçantë në historinë e njerëzimit, prandaj është e rëndësishme të dimë si janë përhapur këto shpërthime,” tha Javier Pizarro-Cerda, bashkautor i studimit.
Studiuesit ekzaminuan mostra të yersinia pestisit, që datojnë nga secila pandemi.
Në të tre rastet, gjenet e bakterit të murtajës kanë evoluuar për t’u bërë më pak virulente dhe më pak vdekjeprurëse me kalimin e kohës, sipas studimit.
Duke shkaktuar infeksione më pak të rënda, bakteret besohet se zgjatën kohëzgjatjen e pandemive, sepse fituan më shumë mundësi për t’u përhapur mes njerëzve.
Studiuesit e konfirmuan këtë teori duke infektuar minj me mostra moderne të murtajës, duke treguar se sëmundja zgjati më shumë kur virulenca ishte më e ulët.
Megjithëse sot antibiotikët mund ta luftojnë me sukses murtajën, këto kërkime mund të hedhin dritë mbi mënyrën se si pandemitë e tjera mund të evoluojnë.
“Kjo na lejon të kemi një kuptim të plotë se si patogjenët mund të përshtaten në situata të ndryshme,” tha Pizarro-Cerda.
“Më në fund e kuptojmë më mirë se çfarë është murtaja, dhe si mund të zhvillojmë masa për të mbrojtur veten,” shtoi ai. /
Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto rrethana, përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Në raportin e saj vjetor, SOA hedh dritë jo vetëm mbi situatën e sigurisë në Kroaci, por edhe mbi zhvillimet në
Gazetari i njohur britanik David Ornstein e ka dhënë lajmin eksklusiv që Granit Xhaka pritet të rikthehet në Angli – kësaj radhe jo të Arsenal por të skuadra që u rikthye në Premier Ligë – Sunderland Sipas gazetarit të The Athletic, Granit Xhaka ka informuar klubin e tij aktual, Bayer Leverkusen, se dëshiron
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit prej 30 ditëve të dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Ai ka thënë se nëse nuk ndodhë kjo, atëherë do të ketë një situatë të veprimeve të paparashikueshme. Rashiq ka thënë se për të mos ardhur në
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban konferencë për media sot nga ora 16:00. Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja. “Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban konferencë për media. Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në njoftim.