Shala: Më mirë Kurti të shkojë një ditë në Obiliq, sesa ta kalojë gjithë verën në Greqi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se do të ishte e jashtëzakonshme që çfardo debate për energji të organizonte kryeministri në detyrë Albin Kurti.

“Qoftë të me ekspert të caktuar që kryeministri të ulej dhe t’i ndëgjojë shoqërinë civile, nivelet akademike. Ta merr kabinetin e tij ta organizojë një tryez bashkëpunimi. Gjithë verën po rrin në Greqi, më mirë është me shku në Obiliq me mbajtë një simpozium dhe me ndëgju tek e fundit. Më mirë është me qëndru një ditë ne Obiliq me i organizu ekspertët e jo militantat që rrin në kafe tërë ditën duke bërë pazare”, ka deklaruar Shala.

Sipas deputetit Shala binzeset janë në një situat të rëndë, po ka thënë se nuk mund të flas për ta “sepse do të duhej të reagonin pak më heret”.

“Ata e kanë pa që nuk ka vendim nga ZRRE për dalje në treg të lirë, ka një informat. Këtu është shkelja e parë meskine që e bënë Qeveria me ZRRE. Pra nuk ka vendim, por një informat. Si ka mundësi që ZRRE nuk nxjerr vendim, por një informat. De juro i ka krijuar statistikat, de fakto është një kompani që furnizon me energji dhe kjo i konvenon Qeverisë”, ka thënë Shala.

Seancat e Kuvendit që po përsëriten tashmë mbi 20 herë, ai i ka vlerësuar të papërshtatshme dhe jo etike, por “edhe këtu kemi nuk mund të shkëpusim politikën nga ekonomia, pse Kurti nuk e mori mundin 5 minuta as në intervsita të flas qysh po shpenzohet buxheti”.

Sipas Shalës, derisa po i përsëriten sencat miliona euro po harxhohen pa sistem menaxhimi dhe pa auditim.

“Pra miliona euro e kujt i konvenon kjo, pra Qeverisë dhe rrjeteve të kriminalizuara dhe korruptive”, ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Ministria del me njoftim për shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, i paralajmëron për rregullat dhe pasojat nëse s’i respektojnë

    Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë më një njoftim lidhur me shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për të Huajt. MPB  ua ka kujtuar se me rastin e hyrjes në Kosovë, të…

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…