by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, për më shumë se një muaj, ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe në bodrumin e objektit. Zyrtarë nga ky fakultetit, thonë se kanë njoftuar institucionet përkatëse dhe presin që problemi të zgjidhet sa më shpejtë.
Për më shumë se një muaj të gjitha ujërat e zeza të Fakultetit Ekonomik po derdhen brenda bodrumit, ku ndodhen edhe dosje të rëndësishme të arkivit.
Qasja në këtë pjesë të objektit është rreptësisht e ndaluar, përveç me masa mbrojtëse. Më shqetësuese po paraqitet fakti se këtu ndodhen edhe dosjet e kryesore të cilat po rrezikohen!.
E kundërmimi ndjehet pothuajse në të gjitha katet e objektit, derisa një pjesë e stafit është detyruar të punojë në hapësira tjera brenda objektit.
“Për shkak të kundërmimit, kemi marrë masa që një pjesë e administratës të zhvendoset në hapësira të tjera. Ndërsa në bodrum, aty ku ndodhen dosjet, hyrja është e ndaluar rreptësishtë përveç në raste të veçanta dhe me masa mbrojtëse, sipas vendimit të Inspektoratit të Punës. Sigurisht nëse hynë uji në arkiv dëmet mund të anë të pariparueshme”, thotë Bashkim Salihu, ushtrues detyre i Sekretarit të Fakultetit Ekonomik.
Kjo situatë, përveç që ka bërë të pamundur punën normale të një pjese të stafit, po pamundëson edhe mbajtjen e ligjëratave, thonë studentët.
“Para së gjithash, është era e keqe dhe kushtet janë shumë të vështira për të ndjekur mësimin në këto salla”, thotë Adhurim Majkofci, student në Fakultetin Ekonomik.
Nga kompania e Ujësjellësit ‘Prishtina’ kanë deklaruar se rrjeti i tyre është në rregull dhe se problemi është brenda objektit të fakultetit.
Ndërkaq, nga Drejtoria e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës thonë se do të intervenojnë posa Ujësjellësi Prishtina, sipas përgjegjësisë që u takon, fillimisht ta informojë drejtorinë për zonën ku duhet të ndërhyhet.
Ndërsa nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës ende nuk ka ndonjë përgjigje lidhur me këtë çështje.
Ne një rrëfim personal, Venesa Sylejmani, vajza e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Shyrete Tahiri-Sylejmani, hapi Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, raporton EO, trasnemton KFVA. Ajo tregoi plagët e trashëguara nga lufta dhe ndikimin e tyre ndër breza. Tha se nënës së saj iu deshën 20 vjet
Autoritetet në Indi kanë arrestuar një burrë gjatë përpjekjes së tij për të kontrabanduar dhjetëra zvarranikë të rrallë, përfshirë gjarpërinj helmues. Shtetasi indian, i cili po kthehej nga Tailanda, u ndalua nga zyrtarët doganorë në aeroportin e qytetit të Mumbait të dielën, raporton BBC, transmeton KFVA. Zyrtarët thanë se zvarranikët, përfshirë 47 nepërka helmuese,
Deputetje e VV-së, Albulena Haxhiu ka akuzuar ish-partitë opozitare se po bëjnë sulme seksiste ndaj saj, shkruan Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA. “Sot ishte hera e 17-të prej kur është vendosur propozimi për votimin e fshehtë, kjo procedurë ka filluar që nga 1 maji. Përkundër kësaj, ne nuk kemi një situatë ndryshe,
Ka dështuar edhe këtë herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA. Edhe sot deputetët nuk vendosën për votimin e fshehtë dhe për këtë kryesuesi, Avni Dehari tha se seanca shtyhet për 4 qershor në ora 11:00. Kësisoj në mungesë të numrave nga VV`ja, Kuvendi mbylli