by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka mohuar se iu kanë bërë oferta deputetëve Anton Quni dhe Duda Balje në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.
Quni kishte thënë se dy deputetë të kësaj partie janë në ‘‘fokus të veçantë’’ të interesimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se ata kontaktohen edhe nga ndërmjetësues.
Por, këtë formë të komunikimit me deputetët e partive tjera e ka mohuar Pacolli.
“E kam dëgjuar deklaratën e Qunit. Ai ka deklaruar që përmes një personi, që jeton diku jashtë Kosovës, i ka dhënë këtë ofertë. Ne z. Quni e shohim në Parlament, kështu që nëse ne i bëjmë ofertë direkte deputetëve, ne shkojmë në mënyrë direkte te deputetët. Ka deputetë edhe brenda VV-së edhe partive tjera që kanë komunikim të mirë me njëri-tjetrin. Edhe ne gjejmë deputetin që ka komunikim më të mirë më dikë edhe i themi “fol me të, shihe ku qëndron”. Po nuk organizojmë dikë prej jashtë”, ka pretenduar Pacolli në Tëvë1.
Ndërkaq, për deklaratën e Baljes, e cila tha se përmes personave të tjerë i kanë ofruar pozitën e profesoreshës në Shkup në këmbim të votës për Haxhiun, Pacolli tha se s’është e vërtetë.
“As ajo s’është e vërtetë”, tha Pacolli.
“Një tentativë të tillë ne s’e bëjmë. Ne kemi diskutuar hapur me zonjën Balje dhe i kemi treguar çfarë mund ne t’i ofrojmë dhe i kemi dëgjuar kërkesat e saj”.
Me ‘komunikim të hapur’, Pacolli e kishte fjalën për një takim të Baljes në Zyrën e Kryeministrit me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Disa detaje të tjera janë publikuar për bisedimet e paqes në Stamboll nesër. Ministria e Jashtme e Turqisë ka thënë se bisedimet pritet të fillojnë në orën 11:00 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin Ciragan. Volodymyr Zelenskyy tha më parë se Ukraina do të marrë pjesë në bisedimet me Rusinë nesër.
Në Kosovë ka mbërritur Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Irene Fellin. Në Kosovë, Fellin erdhi me ftesë të presidentes Vjosa Osmani. Përfaqësuesja Speciale Fellin do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili nis nesër, më 2 qershor.
Artane Rizvanolli, deputete e Vetëvendosjes e ka dhënë për punë të kryer se tashmë veçse i ashtuquajturi “treg i lirë” i energjisë elektrike ka hyrë në efekt, ndërsa KEK si Furnizues i Mundësisë së Fundit do t’i furnizojë të gjitha ndërmarrjet që s’kanë kontrata furnizimi. “U bëjmë thirrje ndërmarrjeve që në afat sa
Një zjarr që shpërtheu gjatë natës në një spital për të moshuar në Hamburg të Gjermanisë ka lënë të vdekur të paktën tre persona dhe ka plagosur afër 50 të tjerë, bëri të ditur policia më 1 qershor. Tre viktimat ishin ndërmjet moshës 84 dhe 87 vjeç, ndërkaq autoritetet thanë se tre nga