by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Policia shqiptare arrestoi 10 persona, u sekuestroi pistoleta, krehëra, municion luftarak dhe kanabis.
Një mesazh i gjetur në celularin e një prej të arrestuarve gjatë aksionit Shqipëri-Kosovë në dhjetor të vitit të shkuar kundër trafikut të armëve, zbuloi përfshirjen edhe të 10 personave të tjerë të cilët u prangosën të premten.
Pas zbërthimit të komunikimeve, agjentët e Policisë së Tiranës mbajtën nën vëzhgim anëtarët e tjerë të grupit, për ti goditur në operacionin “Puzzle”.
Gjatë 5 muajve, hetuesit arritën të dokumentojnë nëpërmjet dronëve raste të transportit dhe shkëmbimit të armëve.
Nuk munguan as blerjet e simuluara nga ana e policisë për të vërtetuar implikimin e të dyshuarve në trafikun e armëve.
Gjatë aksionit policia arriti të sekuestrojë 14 armë zjarri, 12 prej të cilave të llojit pistoletë dhe dy të tjera armë të gjata të llojit automatik, krehra dhe municion luftarak.
Policia gjeti edhe mbi 2 mijë fara kanabisi, 3 automjete dhe 8 celularë.
Armët që trafikoheshin ishin të gjitha modele të reja evropiane, armë që trafikoheshin në Kosovë dhe në Shqipëri.
Pistoletat kryesisht kalonin kufirin nga vendet e BE drejt vendit tonë me makina të rastit që fshiheshin në pjesën e motorit, ose me autobusë ku fshiheshin në valixhe apo vende të tjera.
Në vendin tonë pistoletat shiteshin nga 1500 deri në 2500 Euro. Njëra prej tyre, me silenciator, do të shitej mbi 3000 euro./
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri