Kuvendi ende në ‘gjumë të thellë’: Dështimi i 24-të për konstituimin e tij – një rekord i ‘lavdishëm’ për historinë politike të vendit!

 

 

Ka dështuar edhe përpjekja e 24-të për konsituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca dështoi pasi as kësaj radhe nuk mori votat e mjaftueshme komisioni për të organizuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

Kjo pasi PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk po marrin pjesë në këtë votim, duke vlerësuar se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Për formimin e këtij komisioni sot kanë votuar vetëm 53 deputetë, kudër ka qenë 1 deputet, kurse abstenim nuk ka pasur, nga gjithsej 96 deputetë sa ishin të pranishëm.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca vazhdon pas 48-orësh.

“53 deputetë kanë dhënë votën për, një kundër, abstenime nuk ka, ndërpritet seanca, shihemi me 2 qershor në ora 10:30”, tha Dehari. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…