by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot të konstituohet, në përpjekjen e tij të 24-të radhazi. Në seancë nuk është arritur të miratohet formimi i komisionit zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Pas dështimit të 24-të, ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili edhe ka kritikuar disa deputetët që po e pamundësojnë kuorumin e Kuvendit për votim të fshehtë, transmeton Telegrafi.
“Gruaja të cilën më së shumti e ka votuar populli në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend se ta respektojnë popullin e luftojnë Albulenën. Dhe kush e bën këtë? E bëjnë edhe 10 deputetë që sot janë në opozitë dhe e kanë votuar ‘Zajednicën’ me 27 qershor 2013; po ashtu 10 deputetë që sot janë në opozitë e kanë votuar amnistimin e kriminelëve serbë në veri me 11 korrik 2013; më tej, 7 deputetë opozitarë sot, me 3 gusht 2015 e patën votuar Gjykatën Speciale; dhe, 15 deputetë opozitarë që janë tani e patën votuar demarkacionin me Malin e Zi me 21 mars 2018”, deklaroi Kurti.
Ai shtoi tutje “E këta deputetë të papenduar për këto 4 votime aq të këqija nuk e votojnë Albulena Haxhiun, dhe bile ia pamundësojnë kuorumin Kuvendit për votim të fshehtë. 5 deputetë opozitarë i kanë votuar të katërtat këto të këqija, kurse Albulena asnjërën prej tyre”.
Ndryshe, as në seancën e sotme nuk u arrit të konstituohet Kuvendi i Kosovës, pasi dështoi miratimi i propozimit për formimin e komisionit zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ftoi subjektet politike të propozojnë përfaqësuesit për komisionin zgjedhor, por që propozimi sërish dështoi.
Ky komision do t’i hapte rrugë votimit për kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares./KFVA/
Të hënën, në orën 10:30, deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen për të 25-ën herë për të zgjedhur kryetarin e kuvendit dhe për të konstituuar legjislaturën e nëntë. Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, insiston në kandidaturën e Albulena Haxhiut për postin e kryetares së
Një kamion është përfshirë nga flakët në afërsi të Kalimashit në Shqipëri. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 22:30, të ditës së diel.Në një video të dërguar në redaksi, shihet qartë se mjeti i tonazhit të rëndë është përfshirë tërësisht nga zjarri. Tym i zi ngrihet në ajër, ndërsa flakët kanë kapluar
Moti gjatë javës së ardhshme parashihet të jetë me temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell nga ora 10:00 deri në ora 17:00. “Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka komentuar në rrjetet sociale për sulmet me dronë të Ukrainës në Rusi të dielën. Ai ka komentuar sulmet në një fushë ajrore në Siberi ku pretendohet se janë shkatërruar 40 bombardues rusë. Ai ka thënë se operacioni ka pasur rezultat të shkëlqyer dhe është e arritur vetëm