Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për televizionin A2CNN në Shqipëri me datën 27 maj, kishte deklaruar se 70 % e kapaciteteve ushtarake të Serbisë janë të vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën. Kjo deklaratë e tij kishte bërë bujë të madhe dhe Maqedonci ka dalë edhe me një sqarim, duke thënë se s’është diçka e re dhe se e ka thënë edhe më herët.

Megjithatë, për të njëjtën temë kur ka folur gjatë kësaj jave edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku ka pretenduar se rritja e pranisë së forcave serbe në kufi me Kosovën ka ndodhur si reaksion ndaj ushtrimit “Defender Europe” që po mbahet edhe në Kosovë. Kurti në mbledhje të Qeverisë kishte thënë se ajo që nuk e po e dinë është se a ia ka kërkuar një gjë të tillë Rusia, apo po e bën vetë Serbia.

“Rritja e gatishmërisë dhe e pranisë në kufirin tonë e forcave të armatosura të Serbisë besojmë se është reaksion ndaj ‘Defender Europe 2025’.”, ka deklaruar Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë, më 29 maj 2025.

Por, në një përgjigje  për Gazetën Express nga KFOR-i kanë demantuar pretendimet për rritje të pranisë ushtarake serbe në afërsi me kufirin e Kosovës dhe kanë thënë se KFOR në vazhdimësi monitoron aktivitetet përgjatë vijës kufitare me Serbinë, dhe se s’kanë vërejtur dhe as nuk janë njoftuar për ndryshime të rëndësishme të kohëve të fundit të pranisë së forcave të armatosura të Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën. KFOR për shkak se disa vende të NATO’s nuk e njohin Kosovën vazhdon t’i referohet kufirit “vijë kufitare administrative”, e jo kufi.

“KFOR-i vazhdon të jetë i pranishëm dhe të monitorojë aktivitetet përgjatë Vijës Kufitare Administrative (ABL), në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i nuk ka vërjetur dhe as nuk është njoftuar për ndryshime të rëndësishme të kohëve të fundit në praninë e Forcave të Armatosura Serbe në Vijën Kufitare Administrative”, ka thënë një zyrtar i KFOR.

Ai tutje ka thënë se bazuar në procedurat ekzistuese, ushtria serbe duhet ta mbajë rregullisht KFOR-in të informuar për vendosjen e forcave dhe aktivitetet e tyre operative në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Ne presim që kjo të vazhdojë dhe mbështetemi në bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në këtë drejtim”, ka thënë tutje ky zyrtar i KFOR-it.

Në fund të përgjigjes, ky zyrtar i KFOR-it ka thënë për Express se Komandanti i KFOR-it ka komunikime të rregullta me autoritetet ushtarake në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të ndërsjellë për situatën.

“Që nga viti 2023, KFOR-i ka rritur ndjeshëm praninë dhe numrin e patrullave të tij në Vijën Kufitare Administrative. Ne mbetemi të përgatitur mirë për të adresuar çdo zhvillim përkatës të sigurisë dhe të palëkundur në përmbushjen e misionit tonë të mandatit të OKB-së”, ka përfunduar ky zyrtar i KFOR-it.

Related Posts

  •     Gjatë javës që po vjen mot pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi i rrezeve UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00. Ndërsa, sot moti do të

  •     Të hënën, në orën 10:30, deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen për të 25-ën herë për të zgjedhur kryetarin e kuvendit dhe për të konstituuar legjislaturën e nëntë. Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, insiston në kandidaturën e Albulena Haxhiut për postin e kryetares së

  •     Një kamion është përfshirë nga flakët në afërsi të Kalimashit në Shqipëri. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 22:30, të ditës së diel.Në një video të dërguar në redaksi, shihet qartë se mjeti i tonazhit të rëndë është përfshirë tërësisht nga zjarri. Tym i zi ngrihet në ajër, ndërsa flakët kanë kapluar

  •     Moti gjatë javës së ardhshme parashihet të jetë me temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell nga ora 10:00 deri në ora 17:00. “Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë