by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Toka po digjet gjithnjë e më shumë nën ndikimin e ngrohjes globale të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore, ndërsa një studim i fundit ka zbuluar se gjysma e popullsisë së botës, afërsisht katër miliardë njerëz, ka përjetuar të paktën 30 ditë më shumë nxehtësi ekstreme gjatë vitit të kaluar, krahasuar me periudhën bazë 1991-2020.
Studimi u publikua në prag të Ditës Botërore të Veprimit Kundër Nxehtësisë, më 2 qershor, dhe vjen si një paralajmërim i fortë për ndikimin në rritje të ndryshimeve klimatike.
Kërkimi është realizuar nga një bashkëpunim ndërkombëtar i shkencëtarëve nga World Weather Attribution, Climate Central dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, të cilët analizuan periudhën nga maji 2024 deri në maj 2025.
Sipas studimit, 67 episode të nxehtësisë ekstreme u regjistruan në këtë periudhë njëvjeçare, të gjitha të lidhura me ndikimet e ngrohjes klimatike të shkaktuar nga njeriu. Këto ditë me vapë ekstreme u përcaktuan si ato në të cilat temperaturat tejkaluan 90% të temperaturave mesatare të viteve 1991-2020 në një vendndodhje të caktuar.
“Me çdo ton CO₂ të çliruar dhe çdo fuçi nafte të djegur, valët e të nxehtit do të prekin gjithnjë e më shumë njerëz,” paralajmëron klimatologia Friederike Otto nga Imperial College London, autore e raportit.
Një nga zonat më të prekura ishte Aruba, një ishull në Karaibe, ku banorët përjetuan 187 ditë me vapë ekstreme, 45 ditë më shumë sesa do të pritej në një botë pa ngrohje klimatike.
Ndërsa temperatura mesatare globale në vitin 2024 tejkaloi simbolikisht kufirin e 1.5°C të Marrëveshjes së Parisit, pasojat e kësaj rritjeje po ndihen më fort se kurrë. Viti 2024 u konfirmua si më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, duke kaluar rekordin e vitit 2023, dhe fillimi i vitit 2025 ka qenë po ashtu alarmues, me janarin më të nxehtë në histori.
Pasojat nuk janë vetëm klimatike, por edhe shëndetësore. Në Evropë, nxehtësia ekstreme i mori jetën më shumë se 61,000 personave gjatë verës së vitit 2022. Megjithatë, në shumë vende në zhvillim mungojnë të dhënat e sakta. Sipas autorëve të studimit, një numër i madh i vdekjeve nga nxehtësia kategorizohen gabimisht si pasojë e sëmundjeve të tjera, si ato të zemrës apo të frymëmarrjes.
Raporti ngre alarmin për mungesën e përgatitjes dhe reagimit në shumicën e vendeve, veçanërisht në zonat më të varfra të botës, ku ndikimet e valëve të të nxehtit shpesh nuk dokumentohen dhe nuk adresohen siç duhet.
Ndërsa temperaturat vijojnë të rriten dhe valët e nxehtësisë bëhen më të gjata dhe më intensive, studimi kërkon masa urgjente për të reduktuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile dhe për të forcuar sistemet shëndetësore dhe të mbrojtjes civile ndaj këtyre kushteve ekstreme klimatike.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete. “Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gadishmërinë
FBI-ja e drejtuar nga James Comey dështoi të hetonte siç duhet email-et e Hillary-t, ndërsa ndiqte gënjeshtrat e dosjes Steele dhe “mashtrimin” për Rusinë Kryetari i Komisionit të Senatit për Drejtësinë, Chuck Grassley, deklaroi. “Nën drejtimin e James Comey-t, FBI-ja dështoi të kryente punën themelore hetimore dhe la prova kyçe të paprekura, si
Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po sjellin reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe breshër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona. Si pasojë, në disa pjesë, mijëra banorë të Ljubljanës kanë mbetur pa energji elektrike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Veç kësaj, erërat kanë rrëzuar pemë,
Një aksident tronditës ka ndodhur në qytetin e Manchester-it, ku një autobus me dy kate është përplasur me një urë, duke bërë që çatia e mjetit të fluturojë në ajër. Si pasojë e aksidentit të plagosur kanë mbetur 15 pasagjerë, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Autobusi linjës 100 ishte