by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Alarmi për përhapjen e fruthit në Kosovë ka bërë që shumë prindër të marrin masa të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve të tyre, duke i vaksinuar me MMR – vaksinë kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), deri tani janë regjistruar 23 raste me fruth. Shumica e të prekurve janë fëmijë të pavaksinuar, të moshës nga 1 deri në 2 vjeç.
Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se tashmë këto raste shumica janë shëruar e disa janë në trajtim.
Ai shtoi se rastet e fëmijëve me fruth janë të identifikuara në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Lipjan, Fushë-Kosovë e Prishtinë.
“Aktualisht sipas regjistrimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në vendin tonë janë 23 raste të konfirmuara të fruthit, bëhet fjalë në shumicën e rasteve për fëmijë të cilët nuk janë të vaksinuar, respektivisht nuk e kanë kompletuar marrjen e vaksinës kundër fruthit, rubellës. Këta fëmijë vijnë kryesisht nga kopshtet parashkollore, janë shumica prej tyre prej moshës 1 deri 2 vjeç dhe disa raste të tjera janë raste të raste të kontakteve që janë ndërlidhje drejtpërdrejtë epidemiologjike me rastet e kopshteve… Këto janë raste të cilat janë regjistruar, shumica prej tyre e kanë kaluar, disa janë në shërim e sipër”, thotë Hoti.
Por, sipas Hotit të IKSHPK-së, ngritja e alarmit për këto raste ka vetëdijesuar prindërit dhe tashmë interesimi për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit, është rritur.
“Alarmimi i situatës, bërja publike e informacioneve për rastet e regjistruara të fruthit kanë pasur një efekt pozitiv tek prindërit sepse është rritur shumë interesimi për vaksinimin e fëmijëve dhe ne si IKSHP iu bëjmë thirrje të gjithë prindërve që nuk i kanë vaksinuar fëmijët për çfarëdo arsye, ta bëjnë këtë menjëherë sepse vaksina është mënyra më e mirë dhe më parandaluese kundër fruthit”, theksoi ai.
Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik siguron prindërit që vaksina MRM është vaksinë e sigurt dhe nuk prodhon efekte anësore tek fëmijët.
Ai bënë thirrje për imunizim të fëmijëve kundër fruthit, pasi siç shtoi Hoti infeksioni me fruth mund të sjell edhe fatalitet.
“Vaksina kundër fruthit jepet prej më shumë se 60 viteve, është ndër vaksinat më të sigurta dhe tepër pozitive dhe nuk prodhon efekte anësore të cilat do të mund të ishin shqetësim për prindërit. Vaksina duhet të kompletohet, doza e parë duhet t’iu jepet fëmijëve në moshën 12 muajshe, doza e dytë në moshën 6 vjeçare. Por, nëse ndonjë prind, për ndonjë arsye e ka vonuar marrjen e dozës së parë, nuk ka problem, mund të jepet në një afat të spostuar, por me rëndësi vaksina duhet kompletuar… Fruthi nuk është infeksion siç është gripi, është shumë më serioz dhe një në gjashtë raste mund të jap komplikime shumë të rënda siç është ndezja e cipave të trurit, probleme me sistemin mushkëror, madje në raste ekstreme mund të shkaktojë edhe vdekje”, tha ai.
Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse infektive, e shkaktuar nga virusi i fruthit. Kjo sëmundje përhapet lehtësisht nga personi në person përmes pikosave të ajrit që lëshohen kur një i infektuar kollitet, teshtin apo flet.
Simptomat kryesore të fruthit përfshijnë: temperaturë e lartë, kollë e thatë, rrjedhje të hundëve, sytë e skuqur dhe të ndjeshëm ndaj dritës, skuqje në lëkurë që fillon zakonisht nga fytyra dhe përhapet në gjithë trupin dhe njolla të bardha në gojë.
Viteve të fundit ka një shpeshtim të rasteve të fruthit në gjithë vendin. Kjo ka ardhur si rezultat edhe i mos vaksinimit me vaksinën MMR edhe gjatë periudhës së COVID-19./
Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se gjatë takimit në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, të zhvilluar më 10 qershor, ka diskutuar për normalizimin e
Kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për pozitën e Kryetarit në këtë Komunë. Hamza në emisionin Debat Plus, ka konfirmuar se nuk do jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës së Jugut dhe i njëjti ka bërë të ditur
Arbnor Spahiu ish-polic i Kosovës, i arrestuar të dielën në Serbi, është dorëhequr nga Policia e Kosovës më 1 nëntor 2022. Kështu ka thënë për Dukagjinin babai i tij, Fatmir Spahiu i cili po ashtu mban uniformën e Policisë së Kosovës. I njejti ngreh dyshime se i biri po keqtrajtohet nga autoritetet serbe.
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka folur rreth takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në Mitrovicë, shkruan KFVA. Hamza ka konfirmuar, duke shuar kështu të gjitha spekulimet për biseda për koalicion të mundshëm me Kurtin në nivel qëndror. “Unë e kam thënë dhe po e përsëris se jam