Aksident trafiku mes veturës e motoçikletës në Prizren, një person në gjendje të rëndë!

Një aksident i rëndë trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në fshatin Grazhdanik në Prizren, ku si pasojë e tij janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, shkruan Gazeta KFVA.

Në njoftimin e PK-së shtohet edhe se, pos dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar edhe ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri në veturë, ku ngasësi i motoçikletës është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

‘‘Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit në mënyrë që të shmangen aksidentet.

Njoftimi:

Aksident trafiku me lëndime të rënda trupore

Prizren, 31_ / 05 / 2025 – Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Prizren, janë njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur më datë 31.05.2025 rreth orës 18:15 në rrugën “Besim Shala” në  fshatin Grazhdanik, Prizren.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një motoçiklete.

Si pasojë e këtij  e aksidetit janë shkaktuar  dëme të mëdha materiale.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri në veturë. Për shkak të natyrës së lëndimeve të rënda, ngasësi i motoçikletës është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas deklaratës së mjekut kujdestar të emergjencës në Spitalin e Prizrenit, gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të rritet siguria rrugore për të gjithë qytetarët. /

  • Shkrime të ngjashme

    Ministria del me njoftim për shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, i paralajmëron për rregullat dhe pasojat nëse s’i respektojnë

    Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë më një njoftim lidhur me shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për të Huajt. MPB  ua ka kujtuar se me rastin e hyrjes në Kosovë, të…

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…