Abrashi: Jemi në diskutim me NISMA-n për të gjitha temat

 

 

Deputeti Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje pas dështimi të 24-të të konstituimit të Kuvendit ka thënë se po vazhdojnë bisedimet me NISMA-n për arritjen e një marrëveshje.

Ai tha se do të vazhdojnë t’i dëgjojnë kërkesat dhe mendimet e partisë së Limajt.

“Ne jemi në diskutim me NISMA-n për të gjitha temat. Do të vazhdojmë t’i dëgjojmë kërkesat dhe mendimet e tyre. Këtë kontakt jemi duke e bërë vazhdimisht dhe do të kontaktojmë çdo deputet, të cilët nuk e kanë humbur arsyen nga partitë e tyre relevante dhe të dalim nga kjo krizë sa më shpejtë”, ka thënë ai.

Ai e ka e quajtur dështimin e 24-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, rezultat opozitar me bojkot e sabotazh.

“Qe 16 herë është duke dështuar si rezultat i bojkotit dhe sabotazhit të opozitës”, ka thënë ai, duke folur për dështimin e votimit të komisionit të fshehtë për zgjedhjen e kryekuvendarit.

“Si LVV përpos zhgënjimit, përveç parregullësi edhe me mungesën e seriozitetin e deputetëve dhe agjendave të ulëta, jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të sqarohet çështja e votimit të fshehtë. Jemi në pritje edhe me aktvendimin tjetër për manipulimin e votave të LVV-së nga diaspora”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…