Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Nesër pritet të mbahet episoda e 24-të e konstituimit të Kuvendit, por që rezultati nuk pritet ndryshoj, pasi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk po heq dorë nga shoqja e tij, Albulena Haxhiu, shkruan KFVA.

Kësisoj, as partitë e tjera politike nuk kanë votë për Haxhiun, pasi sipas tyre nuk është “kandidate unifikuese”.

Ndërsa pas ngërçit politik në të cilin gjendet Kosova dhe dështimit të njëpasnjëshëm të seancave për konstituimin e institucioneve të reja, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për formimin e qeverisë sa më shpejt që është e mundur.

“Kosova nuk është një ishull në mes të rajonit, por pjesë e një kontinenti. Ju nuk jeni të izoluar, por nëse e izoloni vetveten, e tash si e izolon njeriu veten, thjesht duke mos i dëgjuar miqtë, duke kultivuar vetëdrejtësi e duke bërë moral. E izolon duke gjetur arsye dhe shkas për të mos respektuar obligimet tuaja”, ka thënë ai.“Nesër kemi seancën e 23-të ku do të tentohet zgjedhja e kryeparlamentarit. Çfarë imazhi na jep kjo neve? Nuk dua të hyj në këtë më. Apeli im është: bëni detyrat e shtëpisë dhe shfrytëzoni këtë dritare dhe personat që kanë dërguar mesazh për të vepruar, sepse vetëm kështu mund të ecim përpara dhe të fillojmë me institucione që veprojnë”, ka thënë Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë.

Ndërsa nga Kroacia u bëri thirrje partive politike që të flasin mes vete.

“Që nga 2013-ta, 12 vjet më vonë, 5 qeveri kanë kaluar që atëherë dhe unë personalisht e ndjej frikën që Asociacioni mund të shndërrohet në një Republika Serbe. Keni pasur kohë të bëni një draft-statut vetë ju. Varet nga ju a keni kohë të dilni në fund dhe të prezantoni iniciativa të reja, por fillimisht duhet të flisni mes vete”, tha, në anën tjetër, Daniela Barishiq, ambasadore e Kroacisë.

Related Posts