Trump tallet me Macronin pas incidentit me gruan: Sigurohu që dera të jetë e mbyllur tjetër herë

 

Presidenti Donald Trump i dha disa këshilla homologut francez Emmanuel Macron pasi videoja ku gruaja e shtyn në fytyrë para derës së hapur të aeroplanit u bë virale.

“Sigurohu që dera të jetë e mbyllur”, tha Trump me ironi.

“Ai është mirë. Ata janë mirë. Janë vërtet dy njerëz që i njoh shumë mirë”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se Macron i quajti spekulimet për incidentin me gruan e tij, Brigitte Macron, “të pakuptimta”, duke thënë se ata po bënin shaka, shkruajnë mediat e huaja, përcjell KFVA.

Klipi është realizuar pasi çifti zbarkoi në Hanoi, Vietnam, si pjesë e turneut të tyre në Azinë Juglindore.

Ndryshe, Trump i dha këshillat gjatë konferencës së lamtumirës me Musk.

Miliarderi u shfaq me mavijosje rreth syrit, të cilën tha se e kishte nga djali.

“Unë nuk isha askund afër Francës”, tha ai me shaka.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…