Trump njofton konferencë lamtumire me Musk: Ai është i mrekullueshëm, do të jetë gjithmonë me ne

 

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të mbajë një konferencë shtypi me Elon Musk, mandati i të cilit përfundon.

“Kjo do të jetë dita e tij e fundit, por jo në të vërtetë, sepse ai do të jetë gjithmonë me ne, duke na ndihmuar në çdo hap të rrugës”, tha Trump.

“Elon është i mrekullueshëm”.

 

Elon Musk ndan rrugët me Trumpin, largohet nga qeveria

Lexo po ashtuElon Musk ndan rrugët me Trumpin, largohet nga qeveria

 

Bëhet e ditur se Musk njoftoi se po largohej nga posti i tij në Shtëpinë e Bardhë, ku drejtoi të ashtuquajturin Departamenti i Efiçencës së Qeverisë së Trumpit, i ngarkuar me reduktimin e shpenzimeve federale.

Ndryshe, ai kritikoi koston e legjislacionit republikan mbi taksat dhe buxhetin që kalon nëpër Kongres.

Përveç kësaj, ai kohët e fundit u zotua të shpenzojë më pak para për politikën pasi shpenzoi gati 300 milionë dollarë në fushatën presidenciale të presidentit amerikan.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…