by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Administrata e Donald Trump po përgatit lëvizje të reja kundër Kinës, ka njoftuar zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë pasi presidenti amerikan akuzoi Pekinin për “shkelje” të një marrëveshjeje tregtare me Uashingtonin.
“Kjo hap një seri të tërë procedurash për Shtetet e Bashkuara për të siguruar pajtueshmërinë (me marrëveshjen) në të ardhmen”, tha Stephen Miller.
“Ka masa që tashmë janë marrë, ka masa që po merren aktualisht, ka masa që po shqyrtohen”, shtoi ai.
“Do të ishte jashtëzakonisht e pamatur që Kina të vazhdojë në këtë rrugë në vend që të kërkojë një rrugë bashkëpunimi.”
Trump tha më herët të premten se Kina kishte shkelur një marrëveshje tarifore me Shtetet e Bashkuara.
“Kina, ndoshta jo çuditërisht për disa, ka shkelur plotësisht marrëveshjen e saj me ne”, tha Trump. /KFVA/
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse bëhet përpjekje për të ndarë Sirinë. Gjatë një konference të përbashkët për media me homologen e tij nga Salvadori, Alexandra Hill, të mbajtur në Ankara, Fidan deklaroi se Izraeli nuk dëshiron
24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor. Ai nuk ka arritur të i mbijetojë plagëve dhe tashmë ka vdekur. Për këtë ka njoftuar Avdi Morina, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës. Ai ka shprehur ngushëllime për humbjen e të riut. “Lamtumirë Shkodran! Pas një aksidenti rrugor në qytetin e
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se ka caktuar “Strazimirin” si pikëkalim kufitar të përkohshëm me Maqedoninë e Veriut, shkruan KFVA. Kjo pikë do të hapet për qarkullim nga 25 korriku deri më 25 shtator, në orarin 08:00-20:00. “Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim hapet për aktivitet dhe manifestime
Albin Kurti për katër vite ishte kryeministër i vendit të cilit ia përqeshi flamurin, nuk ia respektoi himnin e as nuk iu gëzua pavarësisë që u shpall më 17 shkurt 2008 dhe e bëri Kosovën shtet të pavarur. Megjithatë, sot Kurti i përpiu të gjitha këto dhe vlerësoi se vendimi i GjND-së, 15