by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Menaxhmenti i “Trepçës” ka bërë thirrje të premten për minatorët që të tërhiqen nga procedurat përmbarimore lidhur me pagesat e orëve të fundjavës, duke paralajmëruar se në rast se këto procedura vazhdojnë, mund të rrezikohen pagat e muajve prill dhe maj për shumë punonjës, raporton Gazeta KFVA.
Në një njoftim të shpërndarë në Facebook, kompania ka kërkuar që të arrihen marrëveshje për pagesa me këste, për të shmangur shpenzimet shtesë që mund të sjellin përmbaruesit dhe avokatët, si dhe për të siguruar stabilitetin financiar të ndërmarrjes.
“Momentalisht është e pamundur të sigurohet pagesa e rrogave për prill 2025 për mbi 70% të punonjësve. Ekziston rreziku që të mos realizohet në kohë as pagesa e rrogave për muajin maj,” thuhet në reagimin e menaxhmentit.
Ata shtojnë se vetëm këtë ditë ekziston një urdhër përmbarimor mbi shumën 200 mijë euro.
Kompania ka theksuar se ka pasur përpjekje për të bindur përfaqësuesit e minatorëve që të pezullojnë përkohësisht përmbarimet, për të mundësuar pagesat e rrogave, por një marrëveshje e tillë ende nuk është arritur.
14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klani ka kontaktuar me prindin e të miturës, i cili ka thënë se vajza e tij ka dalë nga banesa në të cilën banojnë që nga e hëna e kësaj jave, më 26 maj të këtij viti.
Një aksident i rëndë trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në fshatin Grazhdanik në Prizren, ku si pasojë e tij janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, shkruan Gazeta KFVA. Në njoftimin e PK-së shtohet edhe se, pos dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar edhe ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri në veturë, ku ngasësi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se do të ishte e jashtëzakonshme që çfardo debate për energji të organizonte kryeministri në detyrë Albin Kurti. “Qoftë të me ekspert të caktuar që kryeministri të ulej dhe t’i ndëgjojë shoqërinë civile, nivelet akademike. Ta merr kabinetin e tij ta organizojë një tryez bashkëpunimi.
Policia shqiptare arrestoi 10 persona, u sekuestroi pistoleta, krehëra, municion luftarak dhe kanabis. Një mesazh i gjetur në celularin e një prej të arrestuarve gjatë aksionit Shqipëri-Kosovë në dhjetor të vitit të shkuar kundër trafikut të armëve, zbuloi përfshirjen edhe të 10 personave të tjerë të cilët u prangosën të premten. Pas zbërthimit