Skandal me Elon Musk: NYT raporton për përdorimin e ekstazit, kërpudhave halucinogjene dhe ketaminës!

 

 

Në muajt e kaluar përkrah Donald Trump, Elon Musk dyshohet se përdori narkotikë pavarësisht deklaratave të tij se ishte kundër drogave të paligjshme.

New York Times raportoi se ai ka përdorur ekstazi, kërpudha psikedelike dhe mbi të gjitha ketaminë, anesteziku që i shkaktoi mbidozë vdekjeprurëse aktorit të serialit “Friends”, Matthew Perry.

“Përdorimi i drogës shkoi përtej përdorimit të rastësishëm. Musk u tha disa njerëzve se po merrte aq shumë ketaminë saqë ndikoi në fshikëzën e urinës si përdoruesit kronikë.”

Sipas New York Times Musk ka përdorur ekstazi dhe kërpudha halucinogjene. “Ai mbante me vete një qese me recetë ditore me rreth 20 pilula gjatë udhëtimit, përfshirë disa me karakteristikat e stimuluesit Adderall, sipas një fotoje dhe njerëzve që e panë atë”, tha gazeta.

“Nuk është e qartë nëse Musk po përdorte drogë kur u bë një zyrtar i përhershëm në Shtëpinë e Bardhë këtë vit me qëllim për të ulur burokracinë federale.

Musk ka pranuar në të kaluarën se përdorte ketaminë herë pas here, disa herë në muaj, për të mbajtur nën kontroll depresionin dhe i tha biografit të tij, Walter Isaacson, se “nuk i pëlqen të përdorë drogëra të paligjshme”. Megjithatë, kohët e fundit, ai ka zhvilluar “zakone më të rrezikshme”, raportoi Times, “duke përdorur ketaminë shpesh, ndonjëherë çdo ditë, dhe duke e përzier atë me droga të tjera”.

Vija ndarëse midis përdorimit mjekësor dhe rekreativ ishte e paqartë, duke shkaktuar shqetësim tek disa prej atyre që ishin afër tij, tha Times.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…