by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Avokati i Popullit ka njoftuar se kryer hetime sipas detyrës zyrtare pas pranimit të ankesave të shumta, që kryesisht vinin nga komuniteti serb, me ankesa për pezullimin e pagesës së shtesës për fëmijë.
Ankuesit kanë njoftuar se i pranonin shtesat e fëmijëve nga shtatori 2021 e deri më dhjetor 2024. Ndërsa, në periudhën prej muajit gusht e deri më dhjetor 2024, Departamenti i Skemave Sociale i MFPT-së u ka kërkuar përfituesve verifikimin e dokumenteve për shtesën e fëmijëve.
“Ankuesit kishin vepruar sipas udhëzimeve të DSS-së duke i dorëzuar dokumentet përmes qendrave për punë sociale, e më pas edhe përmes postës. Përkundër këtyre veprimeve, pagesa e shtesës për fëmijë vazhdonte të mbetej e pezulluar, duke mos pranuar njoftime apo shpjegime lidhur me çështjen. Disa përfituesve të komunitetit serb u është kërkuar që të paraqiten në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për ta verifikuar statusin e tyre të vendbanimit. Kjo është bërë për shkak se dëshmitë e tyre të ofruara, siç janë vërtetimet nga shkollat që ndjekin fëmijët dhe të dhënat e vaksinimit, nuk njihen nga sistemi shtetëror”, bëhet e ditur në njoftim.
Aty theksohet se gjatë hetimit të rastit, Avokati i Popullit ka kërkuar nga zyrtarët e DSS-së që t’u ofroheshin të gjitha kopjet e vendimeve dhe të udhëzimeve mbi të cilën bazohej puna e këtij departamenti, por deri në përpilimin e këtij raporti Avokati i Popullit nuk i ka pranuar këto dokumente.
Dokumentet e tilla, siç është Vendimi i 31 tetorit 2024, që parasheh një proces të verifikimit të dokumenteve, por nuk përcaktohen dokumentet shtesë, të cilat u janë kërkuar qytetarëve përmes e-mailit, dhe dokumentet tjera, nuk gjendeshin të publikuara. Avokati i Popullit ka konstatuar se veprimet e MFPT-së kanë mundur të mos kenë për qëllim shkeljen e të drejtave të qytetarëve por i gjithë procesi i verifikimit në rend të parë ka qenë në kundërshtim me parimet e procedurës administrative. Dhe kjo ka pasur një efekt zingjiror në shkeljen e parimeve të sundimit të ligjit, në veçanti të fëmijëve të komunitetit serb, duke i vënë ata në një pozitë të pabarabartë dhe të pafavorshme, që në fakt përbën diskriminim mbi bazën e përkatësisë etnike, vijon njoftimi.
Në këtë letër, Avokati i Popullit i ka rekomanduar MFPT-së që pa vonesa të mëtejshme, të gjitha vendimet, udhëzimet dhe kushtet në lidhje me procesin e verifikimit të shtesës për fëmijë të publikohen në mënyrë të qartë dhe transparente, në të dyja gjuhët zyrtare.
Rekomandimi tjetër ka të bëjë me gjetjen e modaliteteve të përshtatshme për verifikimin e përmbushjes së kritereve.
Avokati i Popullit po ashtu rekomandon që çdo përfituesi, të cilit i është pezulluar pagesa e shtesës për fëmijë, pas verifikimit, t’i paguhen në mënyrë retroaktive të gjitha pagesat që kanë mbetur të papaguara, përfundon njoftimi.
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu thotë se gjatë vitit 2023 dhe 2024 kanë qenë çmimet më të larta të energjisë elektrike. I pyetur se përse nuk janë informuar bizneset për daljen në treg të lirë të energjisë, për shkak se bizneset kanë shfaqur këtë ankesë, Fejzullahu ka
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe 2025”. Kurti ka njoftuar se fillimisht ka vizituar komandën e divizionit 28 të këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkura të Amerikës e cila drejton me të gjitha brigadat shumëkombëshe në
Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi, pas debatit që ndodhi mes tij dhe një shtetasi shqiptar me inicialet E.B., 23-vjeç. Sipas “Jepi Zë”, ai fillimisht ishte plagosur rëndë dhe
Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të mbahet më 4 qershor. Kusari tha se seanca në rastin e Liridona Ademajt do të mbahet me fillim nga ora 13:20. “Seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt