by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Franca mund të ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit, nëse ai vazhdon t’i bllokojë ndihmat humanitare për Rripin e Gazës, tha të premten presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Ai e përsëriti se Parisi është i përkushtuar ndaj zgjidhjes me dy shtete për ta zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez.
“Bllokada humanitare po krijon situatë të papërballueshme në terren”, tha Macron në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Singaporit, Lawrence Wong, në Singapor.
“Dhe, kështu, nëse nuk ka përgjigje të përshtatshme për situatën humanitare në orët dhe ditët në vijim, atëherë padyshim që do të duhet ta ashpërsojmë qëndrimin tonë të përbashkët”, shtoi Macron, duke theksuar se Franca mund ta shqyrtojë vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve izraelitë.
“Por, unë ende shpresoj se Qeveria izraelite do ta ndryshojë qëndrimin dhe përfundimisht do ta kemi një përgjigje humanitare”, shtoi ai.
Si rrjedhojë e trysnisë së shtuar ndërkombëtare, Izraeli i dha fund pjesërisht javën e kaluar një bllokade 11-javore të ndihmave për Gazën, duke lejuar një sasi të kufizuar ndihmash të hyjnë përmes një sistemi që është kritikuar bujshëm.
Macron tha se Parisi është i përkushtuar të punojë për një zgjidhje politike dhe përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.
Qenia e një shteti palestinez “nuk është thjesht detyrim moral, por edhe domosdoshmëri politike”, u tha Macron gazetarëve në Singapor.
Sipas diplomatëve dhe ekspertëve, Macron po anon drejt njohjes së një shteti palestinez – një hap që mund ta zemërojë Izraelin dhe t’i thellojë përçarjet në Perëndim.
Zyrtarët francezë po shqyrtojnë këtë hap në prag të një konference të Kombeve të Bashkuara, që Franca dhe Arabia Saudite do ta bashkorganizojnë nga 17 deri më 20 qershor, për t’i përcaktuar parametrat për rrugën drejt një shteti palestinez, duke garantuar njëkohësisht sigurinë e Izraelit.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.
Prej atëherë, lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 53.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./KFVA/
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur” në Himarë të Shqipërisë. Dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe. Sipas njoftimit të policisë, 23-vjeçarja, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra. Gjithashtu si pasojë e rrëshqitjes së
Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, është afër kthimit në Premier Ligë me Sunderlandin që raportohet se ka arritur marrëveshje me të. Mirëpo një ditë më vonë ka reaguar trajneri i Leverkusenit, Erik ten Hag, i cili ka thënë se e dëshiron Xhakën në ekip. “Agjenti i Xhakës mund të thotë çfarëdo
Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Lipjan ka marrë vendim që t’i dërgoj përsëri në paraburgim 5 zyrtarët policorë që po dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjecarit, Agon Zejnullahu. Pas kthimit të çështjes në rivendosje nga Gjykata e Apelit lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 zyrtarëve policorë
Nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka konfirmuar se personi i arrestuar së fundmi në Serbi, nuk figuron në asnjë nga listat zyrtare të veteranëve, dhe nuk njihet nga asnjë ish-ushtar në zonën ku pretendohet se ka vepruar gjatë luftës. Duke demantuar lajmin, Syla ka theksuar se personi