Categories: Lajme, Maqedoni

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Maqedoni

by kfvanews

Share

 

 

 

Në Maqedoninë e Veriut, ndëshkimi politik nuk vjen nga ligji, por nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Një vend ku drejtësia nuk lëviz pa një listë nga Uashingtoni, ku korrupsioni nuk është më skandal, por standard, atëherë është koha për masa më pak diplomatike. Kur Ambasadorja Amerikane Angela Ageler paralajmëron zgjerimin e listës së zezë, politikanët fillojnë të ndjejnë diçka që nuk e kanë ndjerë kurrë, frikën e pasojave.

Për 22 vjet, Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu kanë sunduar Çairin si feudalët modernë, të paprekshëm, të pakapshëm, të mbrojtur nga sistemi që duhet t’i kishte hetuar. Qindra miliona euro nga tokë publike e uzurpuar, 150 ndërtime pa leje, vetëm brenda dy viteve të fundit, një “Ghetto” që është shndërruar në laborator korrupsioni, ku ligji ekziston vetëm për t’u shkelur. A feudalët e paprekshëm. Të paktën deri sot.

Është bërë një praktikë që në Maqedoninë e Veriut, nuk je i korruptuar derisa të të fusin në listën e zezë. E kur faktet për megaskandale korruptimi dalin sheshit, heshtja e ambasadave perëndimore është më shumë se indiference, është leje për të vazhduar, garanci për të mos u shqetësuar. Çairi nuk është më një komunë, është një Republikë Autonome e Bandave, ku frika është ligji dhe heshtja është mbijetesa, të paktën për banorët e shtypur dhe të pa shpresë të Çairit.

Maqedonia e Veriut nuk ka probleme me krimin, ka probleme me faktin që krimi ka kapur shtetin. Në vendet e zakonshme, mafiozët kanë frikë nga drejtësia. Në Çair, mafia e ka shtetin në xhep.

Nëse ambasadat perëndimore, sidomos ajo Amerikane, nuk reagojnë shpejt mbi këtë materie, atëherë mbyllet çdo dyshim, këtu nuk ka shtet që mbron qytetarët, por një sistem që mbron mafien. Dhe kur krimi bëhet institucion, drejtësia bëhet një legjendë e harruar.

 

Analizë për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, G.A.

 

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina