Letonia ngre gjeneratën e re për luftë – Trajnimi ushtarak bëhet lëndë në shkolla!

 

Për të mbrojtur veten nga surprizat e pakëndshme, Polonia dhe shtetet baltike po forcojnë kufirin e tyre të jashtëm të BE-së me barriera tankesh dhe fusha të minuara.

Dhe Letonia ka vendosur “mësimet ushtarake” si lëndë të detyrueshme në shkolla. Bëhet e ditur se një nga kufijtë më të sigurt të BE-së po ndërtohet në verilindje të kontinentit evropian!

Sepse Polonia, Lituania, Letonia, Estonia dhe Finlanda kufizohen me Rusinë.

Që nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, shumë njerëz në shtetet baltike kanë frikë se Moska gjithashtu mund të planifikojë një sulm atje, shkruan euronews.

Së bashku, Letonia, Estonia dhe Lituania kanë filluar ndërtimin e “Linjës së Mbrojtjes Baltike”.Raportohet se vetëm pjesa letoneze e fortifikimeve kufitare do të kushtojë 303 milionë euro.Letonia ka vendosur piramida betoni të njohura si “dhëmbët e dragoit”, për të mbrojtur kufirin.

Gjithashtu, në bazën letoneze të NATO-s, Adazi, 3000 ushtarë të NATO-s nga 14 vende po ushtrojnë për emergjenca.Ministri polak i Mbrojtjes sapo ka njoftuar një rritje të numrit të trupave.

Ndërsa shpenzimet e mbrojtjes në Poloni dhe shtetet baltike arritën në rreth 2% të prodhimit ekonomik në vitin 2020, së shpejti do të arrijnë në 5%.

Në kryeqytetin Riga, shkollat u mësojnë nxënësve aftësitë bazë ushtarake.

Tani ka 112 orë të detyrueshme të trajnimit ushtarak në të gjitha shkollat ​​e mesme./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…