Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku A3 është rikthyer në punë, pas sanimeve që i janë bërë. Aktualisht KEK ka në operim tri blloqe, dy të Termocentralit “Kosova A” dhe një të “Kosova B”, shkruan KFVA.

Në njoftim bëhet e ditur se kjo njësi ishte çkyçur nga puna në orët e vona të datës 25.05.2025 për shkak të reagimit të mbrojtjeve elektrike të transformatorit T-3A

“Rreth orës 09:00, njësia është sinkronizuar me rrjetin dhe gjendja e saj aktuale është stabile. Falë angazhimit profesional të stafit të TC-A-së, respektivisht Departamentit të Elektrikës dhe MRRK-së, janë kryer me sukses pastrimi i izolatorëve dhe testime të tjera teknike të nevojshme, të cilat kanë mundësuar rikthimin e njësisë A-3 në funksion. Aktualisht, KEK ka në operim dy njësi të Termocentralit Kosova A (A-3 dhe A-5) dhe njësinë B-1 të Termocentralit Kosova B, me një kapacitet ditor prej rreth 10,500 MW/h”, thuhet në njoftimin e KEK./KFVA/

Related Posts