Kadrijaj: Mafia energjetike në Kosovë po mbrohet nga qeveria aktuale

 

 

Ajo ka theksuar se po të kishte afera korruptive në ndonjë qeveri të kaluar në sistemin e energjisë elektrike në Kosovë, do të kishte protesta të mëdha.

“Mafia energjetike ka ndodhur me fillimin e mandatit të kësaj qeverie, e dimë skandalin që ka ndodh me Martin Berishaj, që është ambasador në Kroaci e dini që ne e kemi kundërshtuar, ato gjëra nuk janë bërë publike nga Kosova, por janë bërë nga mediat në Slloveni dhe në Kroaci”.

“Nëse do të kishte ndodhur kjo ngjarje dikur në qeveritë e kaluara, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ose do të kishte protesta. Por këta të gjithë kanë dalë në mbrojtje të Martin Berishajt, edhe Nagip Krasniqit, edhe gjithë mafisë energjetike, dhe gjithë ajo se çfarë po ndodh në Kosovë janë një sistem që vihen në mbrojtje të hajnave dhe të njerëzve që janë të përfshirë në afera korruptive”, ka thënë Kadrijaj.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…